Anglezo-amerikanët kanë ardhë me nji super ide kur e kanë zbulu mes-vaktin e njohun si “Brunch”, e që me e shpjegu shkurt e shqip i bjen nji mes-vakt mes mëngjesit e drekës, i cili ka elemente t’2 vakteve e që asht i përshtatshëm për mbledhitë me miq e familje vikendeve dembele.
Nëse je çu pak me vonesë dhe nuk je t’u ditë qysh me e fillu ditën, atëherë ta rekomandojmë me i marrë n’shqyrtim 4 recetat ma t’përshtatshme për brunch gjatë vikendeve; receta këto që ta lehtësojnë përgatitjen jo veç për vehte, por për ma shumë veta.
1. FRITATTA MEDITERANE
Fritatta asht versioni italian i omletit. Kjo pjatë asht ideale me u përgatitë kur je vet i/e katërti/a e kur nuk ke nerva me mbetë gjatë n’kuzhinë, sepse, nuk don shumë punë e as shumë harxh. Këtë e dëshmojnë edhe hapat n’vijim, E n’veçanti ja vlenë me provu versionin mediteran t’kësaj recete; fritatta-n mediterane.
2. BRUNCH-PJATA ME SALMON T’TYMOSUN
Nji pjatë me salmon t’tymosun asht nji pjatë e përsosun për çdo rast, veçanarisht për nji “Brunch” t’stilit amerikan. E mbushun plot me ushqime t’freskëta e që kombinohen n’mënyrë perfekte me njana tjetrën, kjo pjatë asht ideale me u përgatitë për vikendet dembele, ku as mëngjesin nuk e mrrinë, por as drekën dhe i len hapësirë këtij mes-vakti t’njohun si “Brunch”.
3. FRITATTA ME SPINAQ E TOMATINA
Fritatta me spinaq dhe tomatina, njilloj sikurse edhe fritatta mediterane asht pjatë asht ideale me u përgatitë përgjatë mëngjeseve t’vonshme e dembele, sepse, nuk don shumë punë e as shumë harxh. E çka asht ma e mira e kësaj recetel t’kënaqë.
Që t’3 rekomandimet mundesh me i përgatitë lehtësisht e me i servu me pak rriska buke tërreshkun e me 1 smoothie me dardhë dhe boronica, apo me 1 smoothie me karrotë dhe banane po deshe, apo edhe thjeshtë me 1 filxhankafe a 1 gotë lang t’feskët portokalli.
Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Shijo! /katror.info/