katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shuk Orani: Kultura si investim
    52 minutes ago
    Dua Lipa, fuqia e talentit, guximit dhe identitetit
    10 hours ago
    Objektivat e mbjelljeve vjeshtore të grurit drejt përmbushjes
    12 hours ago
    Kosova dhe Greqia me Memorandum Bashkëpunimi në turizëm
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    1 day ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    2 days ago
    Helvetas mbështet zhvillimin dhe përfshirjen e grave në ekonomi
    3 days ago
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sonte përmbyllet Java e Filmit në Suharekë
    6 hours ago
    Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit
    1 day ago
    Erëza Suka shkëlqen në “The Voice of Germany”, një hap afër gjysmëfinales
    2 days ago
    George Clooney përpara premierës së filmit të ri, flet për Hollywoodin
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    2 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    3 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    2 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    2 days ago
    Vetëm 1% e vizitorëve të Grand Canyon e kanë parë këtë pjesë të tij
    3 days ago
    Tokio shpallet qyteti më i pasur në botë
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 4 mënyra si të trajtoni flokët e dëmtuara
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

4 mënyra si të trajtoni flokët e dëmtuara

Last updated: 22/10/2025 8:27 AM
57 Shikime
Shpërndaje
Foto: Brillare Beauty Institute

Thënia se flokët janë gjysma e bukurisë është aq e famshme sa është kthyer në një fakt të mirëfilltë. Kujdesi për flokët zë një pjesë të rëndësishme të ditës dhe të shpenzimeve për shumicën e njerëzve.

Contents
Trajtimi me kos dhe vaj ulliriTrajtimi me vezë dhe mjaltëTrajtimi me vaj kokosiTrajtimi me erëza dhe uthull molle

Për çdo person që kërkon një pamje sa më interesante, eksperimentimi me flokët mund të jetë çelësi. Ndërsa për të tjerë mbajtja e tyre sa më natyralë dhe të shkëlqyeshëm është një sfidë e përditshme.

Gjithsesi pavarësisht kërkesave specifike, dëshira për t’i pasur flokët sa më të shëndetshëm i mbledh të gjithë në një grup.

Mundesh me e lexu edhe...

A do të sjellë AI reklama më të mira apo thjesht reklama të çuditshme e bezdisëse?

Flokët e këputur, të djegur dhe me maja dyshe nuk i dëshiron askush dhe pse janë shumë prezente gjatë jetës. Për të shpëtuar nga ky problem, duhet të ktheni sytë nga metodat sa më natyrale dhe delikate për flokët tuaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këtë artikull tregohen katër mënyra të lehta e të shpejta të cilat ju ndihmojnë të keni sërish flokë të shëndetshëm.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në shtëpitë tuaja.

Trajtimi me kos dhe vaj ulliri

Nëse keni flokë të thatë, të djegur nga boja apo tharësja kjo maskë do të ndihmojë në hidratimin e shpejtë të tyre. Mjafton të hidhni në një enë rreth 60 ml kos, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe t’i përzieni mirë.

Aplikojeni më pas tek zona problematike e flokëve tuaj, tek pjesa e majave dhe lëreni në kokë për 10-15 minuta. Kur koha të ketë mbaruar, lani kokën me ujë dhe shampo si zakonisht duke hequr me kujdes të gjithë maskën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përsëriteni këtë trajtim 1-2 herë në java para se të bëni dush, për të përfituar flokë të hidratuar pa maja dyshe.

Trajtimi me vezë dhe mjaltë

Mjalti dhe veza përmbajnë proteina dhe amino acide të cilat parandalojnë këputjen e flokëve. Për të shpëtuar nga majat dyshe, përzieni një të verdhë veze dhe një lugë çaji mjaltë.

Vendoseni maskën tek majat e flokëve dhe lëreni të thahet për dy orë. Më pas mund ta lani kokën si zakonisht me ujë dhe shampo.

Trajtimi me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një ndër trajtimet më të mira për flokët, pasi funksionon si një hidratues i mrekullueshëm. Hidhni në një enë të vogël 60 ml vaj kokosi dhe ngroheni për 10 sekonda në mikrovalë ose shkrijeni atë në duar pak nga pak.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mjafton ta fërkoni tek duart dhe masa e ngurtë, e bardhë e vajit të kokosit do të kthehet në vaj. Lyeni me kujdes maja e flokëve tuaj dhe lëreni përgjatë gjithë natës më pas mund t’i lani flokët.

Këtë mënyrë mund t’a përdorni edhe pasi keni bërë dush, duke i lyer pak majat e flokëve me vaj kokosi, në mënyrë që të veprojë si një krem zbutës. Gjithnjë bëni kujdes me sasinë që vendosni, pasi flokët mund të përfundojnë duke u yndyrosur tej mase.

Trajtimi me erëza dhe uthull molle

Uthulla e mollës ndihmon në zbutjen dhe shkëlqimin e flokëve, ndaj është një trajtim i përsosur edhe për majat dyshe. Në një tenxhere të vogël hidhni 250 ml ujë, disa gjethe nenexhik, sherebelë dhe rozmarinë dhe vëreni në zjarr mesatar.

Lërini të ziejnë për 10 minuta dhe më pas kur uji të jetë ftohur, kullojeni me kujdes. Në fund shtoni edhe dy lugë gjelle uthull molle dhe lyeni majat e flokëve apo pjesën problematike për ju.

Këtë trajtim vendoseni në flokë kur të jeni brenda në dush, pasi t’i keni larë flokët me shampo dhe mbajeni në kokë për 1 minutë. Pasi t’i keni lyer mirë, shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe maska është e përfunduar./AgroWeb.org/Katror.info

TAGGED:erezaflokekosLifestylemjaltatop2Trajtimuthull mollevaj kokosivaj ulliriveze

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ermonela Jaho vjen në Gjakovë me një premierë të veçantë
Artikulli i ardhshëm InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

38 Shikime
People

Erëza Suka shkëlqen në “The Voice of Germany”, një hap afër gjysmëfinales

43 Shikime
Life Style

Si të shmangni tharjen e dëmshme të ajrit nga ngrohësit gjatë muajve të ftohtë?

47 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?