Kulla e Astrit Kryeziut, e njohur edhe si Kulla e Tosun Beut, në Gjakovë po i nënshtrohet restaurimit me kujdes profesional. Ky monument i trashëgimisë arkitekturore shqiptare, një nga shembujt më të veçantë të ndërtimit tradicional prej guri, po konservohet për të ruajtur autenticitetin dhe vlerat historike që mbart.
Punimet po realizohen në kuadër të projekteve të Ministrisë së Kulturës, që kanë për synim mbrojtjen dhe ringjalljen e trashëgimisë arkitekturore në mbarë vendin. Përmes këtij procesi, Kulla e Kryeziut pritet të ruajë jo vetëm pamjen origjinale, por edhe të shndërrohet në një dëshmi të gjallë të historisë dhe kulturës së Gjakovës./Katror.info











