katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro
    4 minutes ago
    Ka përfunduar verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut
    16 minutes ago
    Mishi i importuar nga Rumania me bakterin Salmonella, AUV-i del me njoftim të rëndësishëm
    44 minutes ago
    Presidentja Osmani priti kryetarin e TİKA-s, Abdullah Eren
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    4 hours ago
    Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
    4 hours ago
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
    2 hours ago
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro pritet të luajë në një film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë
    7 hours ago
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    1 day ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    2 days ago
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    7 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    6 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
    3 hours ago
    Evia, thesari i fshehur i Greqisë
    4 hours ago
    Pse këto qytete evropiane janë renditur si më të mirat në botë?
    7 hours ago
    Liqeni që në verë kthehet në një mozaik me pika
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Diona Kusari: Çka është skena e pavarur?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Diona Kusari: Çka është skena e pavarur?

Last updated: 12/11/2025 12:02 PM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: hani2roberteve.com

Reflektim krahasues mbi pavarësinë dhe praktikat e vetë-organizimit në Kosovë dhe rajon.

Shkruan: Diona Kusari

Kam kaluar gjysmën e këtij viti në rezidenca në Austri, Slloveni, Hungari dhe Serbi. Kur vjen nga një skenë arti më e vogël dhe e mbyllur si ajo e Kosovës, qasja dhe shumëllojshmëria e shprehjes artistike e kulturore në të cilën hasa gjatë kësaj periudhe ishte e re dhe freskuese. Shtegtimi im nëpër këto skena dhe hapësirat që përbënin “skenën e pavarur” nisej nga disa interesime të miat si: hartëzimi i trendeve dhe specifikave kulturore të skenave të pavarura të rajonit; analiza krahasuese e modeleve të hapësirave të pavarura nëpër rajon; dhe dokumentimi i mënyrës se si “skena e pavarur” “vetë-organizimi” e “hapësirat e menaxhuara kolektivisht” përkufizohen dhe vihen në praktikë. Veçanërisht më tërhoqën hapësirat që sfidonin formatin “white box” të ekspozitave, që luanin me gjuhën, funksiononin si kolektive dhe komunikonin vlerat e tyre drejtpërdrejt, pa ngjyrime apo varësi të tepruar në zhargon teorik. Më shumë më interesonin pyetjet mbi rezistencën dhe pozicionimin: a propozonin këto hapësira të pavarura sisteme të reja vlerash për artin? Apo, pavarësisht qëllimeve të tyre, i bënin jehonë normave institucionale? 

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Çka nënkupton pavarësia dhe çka mund të jetë “skena e pavarur”? 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky tekst vën theksin te “skena e pavarur” si hapësirat dhe praktikat e vetë-organizimit dhe incentivës grassroots apo poshtë-lart, duke vënë në pikëpyetje normat e prodhimit të kulturës dhe të dijes, përfaqësimin e perspektivave periferike, punës horizontale dhe të vetëorganizuar. 

Përgjatë kësaj kohe duke tranzicionuar me veten dhe prej vendit në vend, vura re dallime të qarta në mënyrën se si kuptohet “pavarësia” e “skenës së pavarur”.
Tek ne dhe shtetet me të cilat Kosova përkufizohet, shpeshherë nënkupton mbijetesën përkundër mbështetjes institucionale, e me raste edhe pozicionimin e qëllimshëm kundër bashkëpunimit me institucione vendase. Çuditërisht, skena jonë tregon njëfarë varësie ndaj fondeve të huaja dhe jo shumë iniciativa kolektive e të vetë-organizuara apo të menaxhuara kolektivisht pavarësisht financimit të jashtëm. 

Duke lëvizur më lartë kah Evropa Qendrore, varësia nga financimet shtetërore dhe mbështetja institucionale për praktikat eksperimentale rritet, dhe “pavarësia” shpesh nënkupton negociimin e lirisë përbrenda tyre. Skena e pavarur vieneze mbijetonte kryesisht nga financimi përmes granteve të shtetit, komunës apo lagjjeve. Për skenën e pavarur vieneze, mbështetja në fondet publike nuk e kundërshton domosdoshmërisht autonominë, por zhvendos theksin drejt çështjeve për lirinë e programimit, praktikat kuratoriale ose refuzimin për t’u përshtatur me komodifikimin e artit. 

Ky zbulim ishte tejet i ri për mua, pasi që isha e mësuar me një kushtëzim shoqëror në Kosovë se “duhet dëshmuar veten” për të krijuar vend për hapësira të reja kulturore, praktika artistike eksperimentale apo praktika periferike të organizimit shoqëror, e duhet avokuar në mënyrë të pandalshme, duke vënë në pikëpyetje sigurinë tënde emocionale e materiale. Ky i tyre është një diskurs më pak i përqendruar te rezistenca dhe më shumë te negociimi, në krahasim me Kosovën, ku mbështetja për praktikat alternative, modelet margjinale të organizimit dhe pluralitetin e shprehjes kulturore është prapë e kushtëzuar deri diku kundrejt fondeve, kryesisht të huaja, që janë të qasshme e kërkesave të tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo që bëhet e dukshme është se pavarësia nuk është vetëm financiare, por edhe diskursive: artistët dhe organizatorët e komuniteteve ruajnë lirinë për të (ri)shpikur gjuhën rreth praktikës së tyre dhe për ta formuar atë sipas qëllimit të tyre. Kjo shtresëzim i autonomisë – si materiale, ashtu edhe gjuhësore – shpjegon pse përkufizimet e “pavarësisë” tek menaxherët e hapësirave ishin kaq të ndryshme: për disa nënkuptonte përcaktimin e afateve të tyre kohore; për të tjerë ishte liria për të vepruar përbrenda konteksteve të mbështetura nga shteti; dhe për disa të tjerë, ishte rezistenca ndaj thjeshtësimit dhe përqafimi i paqartësisë e dykuptimësisë.

Disa raste të organizimi politik e grassroots të artistëve dhe kolektiveve në rajon

Në Sloveni, hasa në një skenë të improvizuar dhe “vetë-organizuar” sipas një trashëgimie socio-kulturore prej të 90-ave, kur aktivistë, artistë e të rinjë “uzurpuan” hapësira të ndryshme publike për qëllime e nevoja të tyre si: përdorimi për studio të artistëve, organizimi i programeve publike kolektive e organizimi politik. Kjo përbën kulturën e “squatting”, shembulli më i përafërt i së cilës, dhe i vetmi në Kosovë është Termokiss. Anipse plot prej këtyre kolektiveve që përdornin këto hapësira janë larguar dhunshëm nga to me ndërhyrjen e shtetit, si ROG, e cila u kthye më pas në një hapësire par excellence të gjentrifikimit, kishte edhe hapësira si Metelkova, të cilave shteti i’ua lejoi qëndrimin pasi që u kthyen në hotspot-e turistike, gjë që vazhdon t’a bëjë më tëhuajësuese e të shtrejtë për vetë përdoruesit. 

Në Budapest, një nga hapësirat më interesante është Gólya, një iniciativë kooperative përmes së cilës kolektivi që e përdor këtë hapësirë arriti ta blejë atë nëpërmjet crowdfunding, duke bashkuar burimet e komunitetit dhe duke kombinuar disa forma të vogla financimi: kursimet e anëtarëve, huatë direkte nga mbështetësit dhe donacione. Më pas, ndërtesa u rinovua me punë vullnetare dhe sot funksionon si një kooperativë, një formë organizimi që u mundëson anëtarëve ta zotërojnë dhe ta drejtojnë hapësirën në mënyrë kolektive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

KC Magacin është një ish-magazinë në pronësi publike në Beograd, e cila u shndërrua në një qendër kulturore të vetë-organizuar nga artistët lokalë, kolektivet dhe organizatat joqeveritare. Që nga viti 2007, hapësira u aktivizua dhe u drejtua nga vetë komuniteti: përdoruesit organizojnë programin artistik, kryejnë riparime dhe mirëmbajtje, negociojnë kushtet ligjore dhe marrëveshjet e përdorimit me komunën, duke vendosur praktika të menaxhimit kolektiv, në mënyrë që hapësira të funksionojë si një burim i menaxhuar nga vetë komuniteti, e jo si një institucion hierarkik nga lart-poshtë, duke krijuar kështu një model të suksesshëm të vetëqeverisjes afatgjatë dhe bashkëpunimit konstruktiv me autoritetet publike.

Në këtë drejtim, skena e pavarur e Vienës ofronte një tej-diversitet të praktikave artistike e hapësirave kulturore a të ekspozimit (disa prej tyre ishin në minivan apo në një vitrinë modeste). Anipse më e madhja, nuk tregonte njësoj ndonjëfare vetëdije të lartë mbi organizimin politik, apo nuk shfaqte ndonjë kulturë të lartë të organizimit politik a kolektiv por i përshtatej njëfarë amullie në të cilin skena artistike ishte e kënaqur me mbështetjen nga fondet shtetërore. 

Çështje të përfaqësimit të skenës së pavarur dhe organizimit kolektiv në Kosovë

Në Kosovë krijimi i kuptimit nuk të adresohet ty e as nuk e pasqyron autonominë tënde tek ti. Te ne është krijuar një kulturë e pritshmërisë se ngjarjet artistike e kulturore duhet të jenë pa hyrje apo pagesë, mundësuar nga fondet e jashtme, të cilat njëkohësisht kanë krijuar një varësi të shoqërisë civile vendase por edhe i’a kanë reduktuar e riformuluar gjuhën e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosovarët jo-domosdoshmërisht shfaqin shumë kapacitet apo vetëdije për praktika të vetë-organizimit apo të marrjes e menaxhimit kolektiv të hapësirave, anipse, nevoja është e qartë dhe e dukshme. Në shumicën e rasteve të bashkëpunimit në rajon, skena e pavarur duket se përfaqësohet përmes Lumbardhi-t, Termokiss, Kino Armata a Kinema Jusuf Gërvalla përmes Anibar. Ka hapërisa në Kosovë, sa këndej e andej të cilat janë krijuar me qëllime komunitare e kulturore, të cilat janë iniciuar vetë nga nevojat e personave e kolektiveve, e që shpeshherë i përkojnë një modeli gjysëm-biznesor për të siguruar ca të ardhura dhe vazhdimësi, të cilat nuk shihen fort në publik. Hapësira si Hani i 2 Robertëve, hapësirat e artistëve në lagjjen “Egnatia” në Ulpianë, hapësira si Social Space for Deconstruction në Mitrovicë, Kolektiv në Prizren a Looney House në Gjakovë. Për mua, pyetjet vazhdojnë të sillen rreth asaj se kur shfaqet, merr formë, bëhet aktive kërkesa a të qëndrueshme politikat publike e fondet që i japin krahë komuniteteve të caktuara në Kosovë, të cilave i duhen hapësira për prova muzikore, ekspozita të improvizuara, studio për performanca eksperimentale etj. 

Shoqëria kosovare ende nuk i sheh artistët si me vlerë, por duke parë se si janë rritur fondet e thirrjet e hapura që i japin fokus përkthimit të çështjeve të drejtësisë sociale përmes shprehjes e mediumeve artistike, gjuha e shoqërisë civile ka gjasë të gravitojë me to, nëse jo në përkrahjen e qëndrueshme të komunitetit artistik të paktën në konsiderimin më serioz të tyre.

Shteti e shoqëria e cila është me të vërtetë demokratike duhet të lejojë dhe përkrahë zërat e pazakontë, margjinal, të ndrojtur edhe/apo disidentë e jo të mbes në njëfarë diskursi publik afirmativ e pozitivist-promovues, nëse don të krijojë e mirëmbajë marrëdhënie shoqërore të shëndosha e pa-radikalizma.

Ky tekst është një zgjatim i artikullit “An exercise in discernment” të botuar në Arts of the Working Class në shtator 2025, dhe bën pjesë në një seri tekstesh hulumtuese dhe krahasuese të skenës së pavarur dhe alternative të Kosovës me atë të rajonit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Diona Kusari

Artiste multidisiplinare, shkrimtare, hulumtuese dhe ndërmjetësuese kulturore me bazë në Kosovë. Puna e saj fokusohet në materializimin e të padukshmes, qoftë kjo besimi apo ideologjia, si dhe sfidimin e ndarjes së presupozuar mes privates dhe publikes. Ajo punon në kolektive me parime horizontale, si Potpuri, e cila fokusohet në praktikat e vetë-publikimit dhe vetë-prodhimit të dijes. Shkruan poezi eksperimentale, blogje, recensione e artikuj që përqendrohen në reflektim e kritikë kulturore, mbi virtualen e simboliken dhe teorizimin mbi tema të të ashtuquajturit interes publik.

Ky artikull është publikuar në www.katror.info si mbështetje për platformen e kritikes artistike Hani i dy Robertëve

TAGGED:Diona KusariHani i 2 RoberteveKosovaskena e pavarurtop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjashtë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve
Artikulli i ardhshëm Kosova përfaqësohet në ‘Justice Action Coalition’ në Madrid

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Ka përfunduar verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut

3 Shikime
Sporti n'Katror

Kosova stërvitet me intensitet të lartë në “Fadil Vokrri”

2 Shikime
Lajme

Mishi i importuar nga Rumania me bakterin Salmonella, AUV-i del me njoftim të rëndësishëm

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?