Kombëtarja e Kosovës ka vijuar edhe sot përgatitjet intensive për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët zhvilluan një seancë të fokusuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke punuar me përkushtim të lartë në aspektin taktik dhe filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në sfidën e ardhshme.
Atmosfera në grup është pozitive dhe besimi për arritjen e suksesit është maksimal./Katror.info











