OpenAI ka prezantuar GPT-5.1, versionin e përmirësuar. Përditësimi vjen me dy versione të reja – Instant dhe Thinking – që synojnë të ofrojnë një përvojë më inteligjente, më njerëzore dhe më fleksibile për përdoruesit.
Sipas OpenAI, GPT-5.1 Instant është më “i ngrohtë”, më i mençur dhe më i aftë për të ndjekur udhëzime me saktësi, ndërsa GPT-5.1 Thinking është më i qartë në komunikim, më i shpejtë në detyra të thjeshta dhe më i qëndrueshëm në ato komplekse, shkruan AP.
Kompania thekson se përdoruesit tani do të kenë më shumë kontroll mbi tonin e bisedës.
ChatGPT mund të personalizohet më lehtë përmes preset-eve të reja të tonit, përfshirë Professional, Candid dhe Quirky, të cilat i bashkohen opsioneve ekzistuese Default, Nerdy, Cynical, Friendly dhe Efficient.

Pyetjet do të drejtohen automatikisht te versioni më i përshtatshëm përmes GPT-5.1 Auto, ndërsa përditësimi po shpërndahet gradualisht që nga sot.
Fillimisht, përdoruesit me plane Pro, Plus, Go dhe Business do të kenë qasje të hershme, ndërsa përdoruesit falas do ta marrin më vonë.
Klientët Enterprise dhe Edu do të kenë mundësi ta aktivizojnë GPT-5.1 me qasje 7-ditor paraprak, pas së cilës modeli i ri do të bëhet parazgjedhja zyrtare e ChatGPT.
OpenAI paralajmëroi se shpërndarja do të bëhet gradualisht për të ruajtur stabilitetin e performancës, ndërsa GPT-5 do të mbetet i qasshëm në menynë e “legacy models” për abonentët me pagesë për tre muajt e ardhshëm. /Katror.info
















