Sot nis në Zagreb Grand Prix i xhudos, një nga garat më prestigjioze të kalendarit ndërkombëtar, që do të zgjasë deri më 16 nëntor dhe do të mbledhë rreth 370 garues nga 48 shtete dhe 5 kontinente.
Kosova do të përfaqësohet nga gjashtë xhudistë të talentuar nën drejtimin e trajnerit Fatos Tabaku. Në këtë garë marrin pjesë Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi në -57 kg, Dardan Cena në -73 kg, Anes Veseli në -90 kg dhe Shpati Zekaj në -100 kg.
Xhudistët kosovarë synojnë të japin performanca të larta dhe të sjellin medalje nga kjo garë ndërkombëtare. Ndeshjet mund të ndiqen drejtpërdrejt në platformën judotv.com. /Katror.info











