14:56 E përditësuar
DISTRIA KRASNIQI në finale të Grand Prix Zagreb 2025!
Në gjysmëfinale Distria mposhti me Ippon Gaia Stella nga Italia.
Në finale Distria do të ndeshet me Reka Pupp nga Italia.
***
Distria Krasniqi arrin gjysmëfinalen në Grand Prix Zagreb 2025
Distria Krasniqi ka shënuar një fitore të rëndësishme në Grand Prix Zagreb 2025, duke kaluar në gjysmëfinale. Në çerekfinale, Krasniqi mposhti me Ippon Blandine Pont nga Franca, duke treguar fuqinë dhe teknikën e saj të shkëlqyer në tapet.
Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare do të përballet me Gaia Stella nga Italia, në një duel që pritet të jetë jashtëzakonisht emocionues.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) komentoi për performancën e saj: “Krasniqi në tapet, Krasniqi jep performancë të jashtëzakonshme!”, duke vlerësuar shpirtin konkurrues dhe vendosmërinë e kampiones kosovare./Katror.info
















