Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) ka përmbyllur me sukses një trajnim të avancuar dyjavor, të specializuar për operacione të kërkim-shpëtimit malor. Aktiviteti, i zhvilluar në kuadër të programeve të saj zhvillimore, kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve dhe përmirësimin e reagimit në situata emergjente në terrene të vështira.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet nga Turqia u angazhuan në skenarë praktikë që simulonin ndërhyrje reale në zona malore. Ata ushtruan përdorimin e pajisjeve të specializuara, zbatimin e procedurave standarde dhe koordinimin ndër-ekipor, duke përforcuar aftësitë teknike dhe operacionale.
Ky program konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të njohurive dhe profesionalizimit të njësive të kërkim-shpëtimit, të cilat janë thelbësore për reagimin efektiv në raste emergjente dhe shpëtimin e jetëve në terrene të thella malore./Katror.info











