Pas mbi 100 vitesh pa ndryshim, kompania japoneze YKK – që prodhon rreth gjysmën e zinxhirëve në botë – ka prezantuar një version të ri revolucionar të këtij mekanizmi të thjeshtë, por jetik për veshjet moderne. Quhet AiryString, dhe që në shikim të parë duket si një zinxhir i zakonshëm. Por, ajo që e dallon është pikërisht ajo që mungon: nuk ka më shiritin e zakonshëm të pëlhurës në anët e dhëmbëzave, shkruan OGN Daily, transmeton Katror.info.

Kjo mungesë e vogël ndryshon gjithçka. AiryString është më i lehtë, më fleksibël dhe qëndron më natyrshëm mbi trup, duke e bërë veshjen të duket më e rrafshët dhe më pak “mekanike”. Sipas revistës Wired, ndjesia është pothuajse futuriste – një sistem mbylljeje që integrohet me veshjen në vend që të qëndrojë sipër saj.
Marka japoneze Descente ishte ndër të parat që e testoi versionin e ri në vitin 2022, ndërsa The North Face e ka përfshirë tashmë në linjën e saj Summit Series Advanced Mountain Kit. Edhe brendet më të vogla, si Earthletica, që fokusohet në veshje ekologjike dhe performuese, e kanë përshkruar AiryString si “të butë, fleksibël dhe pothuajse të heshtur”. /Katror.info
Burimi: Only Good News Daily
Përktheu dhe përshtati: Katror.info












