Dyshja e Arsenalit, trajneri Mikel Arteta dhe sulmuesi anësor Bukayo Saka janë zgjedhur si më të mirët e Ligës Premier për muajin mars.
Muaji mars ka qenë shumë i frytshëm për Arsenalin, pasi ka fituar të katër ndeshjet e luajtura këtë muaj, për të mbajtur distancën me ndjekësit e Manchester Cityt.
Katër fitore nga katër ndeshje dhe tetë pikë diferencë me Cityn kanë bërë që Arteta të vlerësohet si trajneri më i mirë për muajin mars në Ligën Premier.
For the FOURTH time this season…
Mikel Arteta is awarded @BarclaysFooty Manager of the Month 👔#PLAwards | @Arsenal pic.twitter.com/6a1k9sSLDi
— Premier League (@premierleague) March 31, 2023
Përveç Artetas, me çmimin e më të mirët është vlerësuar edhe sulmuesi anësor, Saka.
Saka ishte i papërmbajtshëm në muajin mars duke qenë vendimtar i Arsenalit në secilën fitore, pasi ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime në katër ndeshje.
Ndryshe, katër fitoret e Arsenalit erdhën ndaj Evertonin si vendas me rezultat 4-0, pastaj Bournemouthin 3-2 gjithashtu si vendas, për të vazhduar me fitoren 3-0 në udhëtim te Fulhami dhe fitoren e fundit në shpi ndaj Crystal Palace me rezultat 4-1./Katror.info