katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe Gjermania mbajnë takimin vjetor të mbrojtjes në Berlin
    6 hours ago
    FSK dhe ekipet turke përfundojnë trajnimin e avancuar malor
    8 hours ago
    Kosovë–BE mbahet takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim
    8 hours ago
    Sot pritet të ekzekutohen pensionet me rritje
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    11 hours ago
    Helvetas mbështet zhvillimin dhe përfshirjen e grave në ekonomi
    1 day ago
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    2 days ago
    Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëza Suka shkëlqen në “The Voice of Germany”, një hap afër gjysmëfinales
    7 hours ago
    George Clooney përpara premierës së filmit të ri, flet për Hollywoodin
    11 hours ago
    Adele nis karrierën si aktore
    12 hours ago
    Rowan Atkinson kthehet në Netflix me “Man Vs Baby”
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    6 hours ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    1 day ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    1 week ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vetëm 1% e vizitorëve të Grand Canyon e kanë parë këtë pjesë të tij
    15 hours ago
    Tokio shpallet qyteti më i pasur në botë
    2 days ago
    Sonoma dhe tradita autentike e verës
    2 days ago
    ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BE-ja dhe Kosova mbajtën takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

BE-ja dhe Kosova mbajtën takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike

Last updated: 10/10/2025 12:10 PM
67 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Bardhyl Dobra, zëvendësministër në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Julien Crampes, Zëvendësshef i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian, Njësia për Serbinë dhe Kosovën, bashkëkryesuan në Prishtinë takimin e 13-të të Grupit të Veçantë BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike (RAP).

Në komunikatë thuhet se takimi, në të cilin morën pjesë përfaqësues të KE-së dhe Kosovës, u përqendrua në planet dhe progresin e bërë nga autoritetet kosovare drejt sigurimit të një shërbimi civil profesional, me llogaridhënie të shtuar dhe siguri më të lartë ligjore në lidhje me ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Më tej, “Në linjë me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2024 dhe angazhimet për reforma të ndërmarra nga Kosova në kuadër të Planit të Reformës dhe Rritjes, Komisioni e inkurajoi Kosovën të përshpejtojë zbatimin efikas të Strategjisë së RAP-it dhe asaj për Menaxhimin e Financave Publike, duke përfshirë konsultimet e rregullta me publikun dhe shoqërinë civile. Me kornizën ligjore të rishikuar për shërbimin publik të Kosovës, e cila prezanton një sërë reformash gjithëpërfshirëse që po zbatohen gradualisht, përfaqësuesit e KE-së theksuan rëndësinë e adresimit të sfidave të vazhdueshme, në veçanti lansimin e një sistemi të centralizuar të rekrutimit në shërbimin publik, zvogëlimin e numrit të emërimeve menaxheriale në detyrë dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e reformës së pagave. KE-ja përshëndeti përparimin e shënuar në zbatimin e agjendës digjitale dhe të strategjisë së qeverisjes elektronike për të përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve dhe të programit të zvogëlimit të barrës administrative”.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova dhe Gjermania mbajnë takimin vjetor të mbrojtjes në Berlin

Në kuadër të raportimit mbi përparimin e bërë, Kosova prezantoi Raportin e vitit 2024 për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, i cili u publikua për herë të parë në shtator të vitit 2025. Bazuar në këtë raport, Kosova informoi se rekrutimet e grave dhe të rinjve u rritën në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 dhe procedurat e rekrutimit tërhoqën një numër më të lartë aplikantësh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosova mbetet e angazhuar që të zbatojë plotësisht strategjitë e saj për RAP dhe MFP dhe të sigurohet që ato të arrijnë objektivat e tyre sipas planit.

Kosova dhe Komisioni Evropian u pajtuan që ta rrisin më tej bashkëpunimin, duke përfshirë edhe në nivelin teknik, në mënyrë që reformat e ndërmarra të zbatohen plotësisht dhe atë sa më shpejt që është e mundur.

Informata mbi sfondin

• Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) shërben si kornizë e BE-së dhe administratës së Kosovës për të diskutuar rregullisht çështjet teknike dhe të politikave përkitazi me reformat që lidhen me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe Nënkomitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis-it të BE-së. Mbledhjet e organeve të MSA-së ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë për raportet vjetore të Komisionit Evropian.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

• Në çdo mbledhje të nënkomiteteve monitorohet dhe përcillet zbatimi i reformave nga ana e Kosovës dhe identifikohet se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

• Shtatë fusha mbulohen përmes mbledhjeve sektoriale të nënkomiteteve – Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

• Dy fusha të tjera të mbuluara përmes mbledhjeve të grupeve të veçanta janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• Mbledhjet e Komitetit dhe Nënkomiteteve të MSA-së bashkëkryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprime pasuese të dakorduara bashkërisht që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe të veprimeve pasuese të dakorduara. /Katror.info

TAGGED:Administrata publikeBeGrupi i vecantKosovalajme të mirareformatop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nenad Rashiq bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Maria Corina Machado është Nobelistja e Paqes 2025

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

24 Shikime
Lajme

Kosovë–BE mbahet takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim

39 Shikime
Lajme

Sot pritet të ekzekutohen pensionet me rritje

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?