Pas viteve të kritikave, tani ndryshohen rregullat e BE-së. Nga viti 2027, të gjitha makinat e reja duhet të kenë të ndezura dritat e pasme edhe gjatë ditës. Qëllimi është të rritet siguria në trafik dhe t’i jepet fund njërit prej vendimeve më të kontestuara në botën e automobilizmit.
Rregullat e reja përcaktojnë që dritat e pasme duhet të jenë të ndezura kur ndriçimi ditor është midis 1000 dhe 7000 luksesh. Në praktikë, kjo do të thotë se ato do të jenë pothuajse gjithmonë të ndezura, pasi 7000 luksa i korrespondon një dite me diell ose me re. Nëse ndriçimi bie nën 1000 luksa, automjeti duhet të ketë tashmë të ndezura dritat e shkurtra.
Automjetet që janë homologuar (pra, kanë marrë miratimin e standardeve) para 22 shtatorit 2024, megjithatë, mund të vazhdojnë të qarkullojnë me dritat e pasme të fikura.
Por ka propozime që pas vitit 2027 të mos lejohet më shitja e makinave pa drita të pasme të ndezura, shkruan Vi Bilägare.
E gjithë kjo ka kuptim, sepse me dritat ditore të ndezura, pjesa e pasme e makinave zakonisht ka qenë e pa ndriçuar, gjë që mund të jetë veçanërisht e rrezikshme në disa situata trafiku./Katror.info











