katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut
    13 hours ago
    Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake
    14 hours ago
    KQZ-ja rifillon verifikimin e rezultateve në Mitrovicë nga ora 16:00
    16 hours ago
    KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 Qendra Komunale të Numërimit
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
    8 hours ago
    “Postcards from Nowhere” – ekspozita që sjell artin dhe aktivizmin në zemër të Prishtinës
    17 hours ago
    Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar shkencor Fripon
    21 hours ago
    “HANA” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    18 hours ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    2 days ago
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    3 days ago
    Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    7 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    6 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse këto qytete evropiane janë emëruar më të mirat në botë?
    15 hours ago
    Liqeni që në verë kthehet në një mozaik me pika
    21 hours ago
    Gejzeri Fly – mrekullia që rastësisht u krijua nga njeriu
    2 days ago
    Morton, qyteti që kthehet në portokalli çdo vjeshtë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Berisha, portieri i ndeshjeve vendimtare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Berisha, portieri i ndeshjeve vendimtare

Last updated: 01/08/2025 11:24 AM
26 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA

Për lojtarët e skuadrës suedeze Hacken e rëndësishme ishte të siguronin penalltitë. Më pas situatën në dorë do ta merrte portieri Etrit Berisha.

Kështu edhe ndodhi.

Më 24 korrik BK Hacken e humbi 1:0 nga Anderlechti ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Mundesh me e lexu edhe...

Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut

Në ndeshjen e kthimit, të enjten mbrëma në Goteborg, Hackeni kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 33-të. Anderlechti, që për trajner e ka Besnik Hasin, barazoi në 1:1 në minutën e 54-t. Ky rezultat e kualifikonte Anderlechtin, por Hackeni fitoi penallti në minutat shtesë dhe e realizoi atë. Në vazhdime nuk u shënuan gola dhe sfida vendosej me penallti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në serinë e dytë Ludwig Augustinsson i Anderlechtit e gjuajti topin jashtë. Në serinë e katërt, Etrit Berisha fillimisht ndali gjuajtjen e Luis Vazquezit e më pas e dërgoi vetë topin në rrjetë për festën e madhe të lojtarëve të Hackenit dhe 4.000 shikuesve në tribuna.

“Specialist i penalltive” është quajtur Berisha nga mediumi i madh suedez, “Aftonbladet”.

“Jam ndier mirë pasi ndala një penallti më parë. Jam ndier i sigurt dhe unë jetoj për ndeshje si kjo”, ka thënë portieri 36-vjeçar.

Ai iu bashkua Hackenit në prill, ndonëse nuk kishte luajtur për gati një vit. Karrierë ka bërë kryesisht në Itali. Ishte te skuadra si Empoli, Torino, Spal, Atalanta e Lazio. Berisha është zhvilluar fillimisht te 2 Korriku në Prishtinë e më pas te Kalmari në Suedi. Për Shqipërinë i ka 81 ndeshje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne vërtetë kemi pasur një pjesë të parë shumë të mirë dhe është dashur të shënojmë më shumë gola. Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme ndaj një ekipi të madh, pas një paraqitjeje të tmerrshme ndaj Djurgardenit. Ishte vërtet një hakmarrje e bukur”, ka theksuar Berisha.

Hakceni kishte pësuar 6:1 nga Djurgardeni në fundjavë, në kampionatin suedez.

Berisha edhe në maj ishte vendimtar në triumfin e Hackenit në Kupën e Suedisë. Ndali penallti dhe realizoi nga pika e bardhë.

“Ai është i shkëlqyer në penallti. Nuk e di çka të them tjetër. Është absolutisht i shkëlqyer”, ka thënë kapiteni i ekipit suedez, Simon Gustafson.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Portieri kosovar është lavdëruar edhe nga trajneri Jens Gustaffson.

“Është shumë mirë që e kemi me ne. Ai jo vetëm që bën pritje vendimtare, por po ashtu ofron qetësi për skuadrën. Na duhet përvoja e tij”, ka theksuar Gustaffson.

Skuadra e Berishës në raundin e tretë takohet me Brannin e Norvegjisë. Me shtatlartin në formë, edhe ky raund vlerësohet i kalueshëm.

Për dallim nga Berisha, Besnik Hasi kishte mbrëmje të vështirë në Suedi.

“Ishim të tmerrshëm. Nuk kishim intensitet. Ishim të ngadalshëm. Nuk kemi hyrë asnjëherë në lojë, sidomos në pjesën e parë. Mund të ishte 3:0 që në pjesën e parë. Nuk kishim lojë defenzive. Duhet t’i përmirësojmë shumë gjëra. Kemi bërë punë të keqe. Të gjithë ne. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mësojmë nga gabimet tona. Nuk mund të bazohemi vetëm në talent”, ka thënë trajneri i Anderlechtit, Hasi./KOHA/Katror.info.

TAGGED:Etrit BerishaHackenndeshjet vendimatreSporti n'Katrortop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Komuna e Istogut subvencion prej 150 eurosh çdo nënë lehonë
Artikulli i ardhshëm Mark Zuckerberg ka diçka për të thënë për njerëzit që nuk do të kenë syze me inteligjencë artificiale!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake

17 Shikime
Lajme

Mbahet Forumi ‘25 vjet kur gratë transformojnë paqe e sigurinë në Kosovë

22 Shikime
Lajme

KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 Qendra Komunale të Numërimit

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?