katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ tregon si duhet të zhvillohet fushata zgjedhore e balotazhit
    4 hours ago
    Si ti largoni lehtësisht etiketat nga kavanozët?
    2 days ago
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
    6 hours ago
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore
    9 minutes ago
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    1 day ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    1 day ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë me vepra vendore e ndërkombëtare harmonizon kontrastet
    2 minutes ago
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    1 day ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    1 day ago
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    6 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    6 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    3 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    1 day ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    5 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    3 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    2 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    3 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal

Last updated: 02/11/2025 7:42 AM
38 Shikime
Shpërndaje
Richard Tognetti dhe Orkestra Australiane e Dhoma (ACO) interpretojnë "Reflections on Gallipoli”. Foto: The Guardian/Jamie Williams

Fushata e Galipolit (shkurt 1915 – janar 1916), gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një operacion anglo-francez kundër Turqisë, që synonte të hapte kanalin e Dardaneleve dhe të pushtonte Kostandinopojën (Stambollin). Planet për një ndërmarrje të tillë u morën në konsideratë nga autoritetet britanike midis viteve 1904 dhe 1911, por opinioni ushtarak dhe detar ishte kundër saj.

Kur lufta midis Fuqisë së Antantës dhe Turqisë filloi në fillim të nëntorit 1914, çështja u rishqyrtua dhe u klasifikua si një operacion i rrezikshëm, por i mundshëm. Nga 19 shkurti 1915 deri më 9 janar 1916, Fuqitë e Antantës — Britania, Franca dhe Perandoria Ruse — nga njëra anë, dhe Perandoria Osmane me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë nga ana tjetër, zhvilluan njërën nga betejat më të mëdha në historinë e luftërave: Betejën e Galipolit, ose siç njihet ndryshe, Beteja e Çanakalasë. Pas tetë muajsh luftimesh, me afërsisht 250,000 viktima nga secila palë, përfshirë më se 120,000 të vrarë, fushata tokësore u braktis dhe forcat pushtuese u tërhoqën.

Në të dy anët e betejës morën pjesë edhe kombe të tjera. Në anën e turqve, ndër të tjerë, luftuan edhe më se 20 000 shqiptarë, ndërsa në anën e forcave të Antantës morën pjesë indianë, irlandezë, australianë dhe zelandezë.

Mundesh me e lexu edhe…

Megjithëse fushata e Galipolit ishte një katastrofë ushtarake për Aleatët, ajo konsiderohet si një ngjarje formuese në zhvillimin e identiteteve kombëtare australiane dhe të Zelandës së Re. Kjo ishte hera e parë që australianët dhe zelandezët luftuan në emër të vendeve të tyre, gjë që i motivoi të luftonin me krenari dhe trimëri, pa e kursyer veten. Për këtë arsye, konsiderohet se, në raport me numrin e popullsisë, ata pësuan humbjet më të mëdha njerëzore. Australia dhe Zelanda e Re, në atë kohë, ishin sundime britanike vetëqeverisëse me lidhje të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar. Trupat e tyre quheshin ANZAC.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ishte një traumë e madhe, por njëkohësisht edhe një ndjenjë krenarie dhe vetëbesimi për kombet australiane dhe zelandeze, të cilët ishin ende në formim e sipër. Në nder të tyre, Beteja e Galipolit përkujtohet çdo vit në Turqi, Australi dhe Zelandën e Re në Ditën e ANZAC-ut, që bie më 25 prill.

Pas betejës së Galipolit, marrëdhëniet kombëtare midis turqve, në njërën anë, dhe australianëve e zelandezëve, në anën tjetër, evoluan nga armiqësia në një lidhje të thellë historike e kulturore, që simbolizonte pajtimin dhe respektin e ndërsjellë. Përvoja e përbashkët e guximit dhe e sakrificës nga të dyja palët nxiti një lidhje të fortë, të shënuar nga ceremonitë si Dita e Anzakut dhe përkujtimet vjetore në fushën e betejës së Çanakalasë, duke forcuar një miqësi dhe ndjenjë identiteti të përbashkët kombëtar, të rrënjosur në fushatën e Galipolit. Njohja e ndërsjellë e sakrificës lejonte ushtarët turq dhe australianë të vlerësonin heroizmin dhe sakrificën e njëri-tjetrit. Kjo zhvillohej në një lidhje unike, ku ushtarët kundërshtarë, të quajtur “Johnnies” dhe “Mehmets”, shiheshin me respekt si armiq të nderuar, dhe jo si armiq të urryer.

Vizioni i Mustafa Kemal Ataturkut, komandantit në Gallipoli dhe themeluesit të Republikës moderne Turke, iu drejtua nënave të ushtarëve të vrarë nga Australia dhe Zelanda e Re, duke deklaruar se: “Për ne nuk ka më dallim midis Johnnies dhe Mehmets, sepse tani ata prehen krah për krah.” Kjo ndjenjë u bë një simbol i fuqishëm i pajtimit dhe hodhi themelet për një marrëdhënie të ardhshme respekti dhe mirëkuptimi. Gjatë një shekulli të plot me memoriale dhe përmendore të përbashkëta, përveç shumë ceremonive, të dyja palët e kanë shënuar këtë pajtim dhe mësim nga historia edhe përmes muzikës dhe këngëve.

Pa dyshim Kënga më e famshme dhe më prekëse për betejën e Gallipolit është kënga turke “Çanakkale Türküsü”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga “Çanakkale Türküsü” pasqyron trishtimin, heroizmin dhe ndikimin emocional të betejës së Çanakalasë. Teksti i saj rrëfen vështirësitë e luftës dhe udhëtimin e ushtarëve të rinj drejt vijës së frontit. Kënga përcjell atmosferën dramatike të luftës dhe përbën një homazh prekës e emocional për ushtarët që luftuan dhe sakrifikuan rininë, madje edhe jetën e tyre në betejë, duke vajtuar ndarjen e familjeve dhe ashpërsinë e luftës.

Ekzistojnë teori të ndryshme rreth origjinës së këngës. Disa burime pretendojnë se ajo e ka origjinën në rajonin e Kastamonusë, provincë në veri të Turqisë dhe është përmbledhur nga İhsan Ozanoğlu, ndërsa është regjistruar nga Muzaffer Sarısözen. Incizimi më i hershëm në gjuhën turke mendohet të jetë bërë nga Marika Papagika, këngëtare greke e shpërngulur në Shtetet e Bashkuara, incizimi daton në vitin 1923. Burime të tjera sugjerojnë se tekstet e këngës janë frymëzuar nga një letër që i riu Seyfullah Nutku i kishte shkruar nënës së tij në vitin 1914. E njohur dhe e kënduar në të gjithë Turqinë, “Çanakkale Türküsü” luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtimit të Fushatës së Galipolit.  

Gjatë dekadave kënga këndohet në të gjitha gjuhët e popujve që kanë marrë pjesë në betejën e Çanakalasë, përfshirë në gjuhen turke, shqipe, greke, maqedone, gorane, azere dhe rumune. Në gjuhën shqipe, ajo është përshtatur për të nderuar shqiptarët që ranë në betejë. Në gjuhën greke ekzistojnë disa versione, po ashtu, janë edhe versionet azere. Kënga është përshtatur gjithashtu në maqedonisht, goranisht dhe rumanisht. Në vitin 2016, në prefekturën e Eyüpsultanit u formua Ansambli Muzikor “Gönülden Gönüle” (Nga Zemra në Zemër), i përbërë nga nxënës të shkollave të mesme të zonës.

Në përvjetorin e 103-të të Betejës së Çanakalasë, ata interpretuan këngën në shtatë gjuhë: turke, shqipe, arabe, kurde, laze, çerkeze dhe maqedone. Interpretimi u realizua me një aranzhim të ri, që ndërthur ritme autentike, tinguj rok dhe ngjyresa simfonike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si pjesë e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, botuesi muzikor australian Wirripang publikoi një album me këngë rreth Betejës së Galipolit. Ayşe Göknur Shanal, soprano lirike me prejardhje turko-australiane dhe vetë një avokate e përkushtuar e kompozimeve australiane, nisi këtë projekt. Përveç kompozimeve australiane, ajo këndoi edhe dy këngë turke: “Hey Onbeşli” dhe “Çanakkale Türküsü”. “Çanakkale Türküsü”, tani në fushën e këndimit klasik dhe e kënduar pa shoqërim instrumental, merr formën e një britme të pikëlluar nga një ushtar turk që humbi pafajësinë e rinisë së tij në Çanakkale.

Ka shumë këngë për Galipolin, edhe në kontekstin irlandez, “Gallipoli”, “The Foggy Dew” dhe “And the Band Played Waltzing Matilda” janë disa nga to. Realizimi i këngës “Gallipoli” nga folk grupi irlandez  The Fureys, është shumë evokues dhe tregon historinë e një të riu tetëmbëdhjetë vjeç që largohet për në luftë. Ai vritet, dhe e vetmja letër që dërgohet në shtëpi nga Gallipoli është ajo që informon prindërit e tij se ai ka vdekur. Kënga gjithashtu shërben për të kritikuar pozicionin e shërbimit irlandez në luftë, si diçka që ishte gjykuar gabim dhe e panevojshme. Kënga përfundon:

“Ti luftove në vendin e gabuar, ti vdiqe për kauzën e gabuar.”

Në frymë të ngjashme është kënga “The Foggy Dew”, e shkruar nga Canon Charles O’Neill rreth vitit 1920. Ajo u frymëzua nga reagimi i tij ndaj numrit të irlandezëve që shërbenin në forcat britanike gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ngjarjeve të Pashkëve të vitit 1916, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Irlandës. Kënga demonstron ndryshimin e shpejtë të opinionit publik irlandez pas vitit 1916 dhe çështjet komplekse që lidhen me ata që kishin shkuar për të luftuar për britanikët dhe mënyrën se si duhet të kujtohen dhe nderohen ata. Vargjet që krahasojnë Galipolin me ngjarjet në Dublin bëjnë të qartë se ku besonte O’Neill se duhet të kishin luftuar të rinjtë irlandezë:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ishte më mirë të vdisje nën qiellin irlandez sesa në Suvla ose Sud-El-Bar.”

Kënga është interpretuar nga artistë të shumtë, duke përfshirë Clancy Brothers, The Dubliners, The Chieftains dhe Wolfe Tones.

Kënga “The Band Played Waltzing Matilda” u shkrua në vitin 1971 nga këngëtari skocez Eric Bogle. Ajo përqendrohet në përvojën australiane të fushatës së Galipolit dhe rrëfen udhëtimin e një burri nga Australia, përvojën e tij të luftimeve, dëmtimin që i shkakton humbja e një këmbë dhe kthimin e tij përfundimtar në shtëpi. Kënga përfundon në Ditën e ANZAC, dhe ndërsa burri shikon paradën dhe të rinjtë pyesin: “Për çfarë po marshojnë?”, ai vetë i bën të njëjtën pyetje vetës.

Pavarësisht se është një këngë me fokus australian, ajo është interpretuar gjithmonë edhe nga artistë irlandezë, duke përfshirë Liam Clancy, The Dubliners, Ronnie Drew, Johnny Logan, Christy Moore dhe, ndoshta më të famshmit, The Pogues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sabaton është një grup suedez i Power Metalit, i njohur për faktin që shumica dërrmuese e këngëve të tyre trajtojnë ngjarje historike, kryesisht luftëra dhe beteja të rëndësishme. “Cliffs of Gallipoli” është një nga hitet e tyre më të suksesshme dhe ishte kënga e parë e publikuar nga albumi “The Art of War”.

Kënga është një dedikim për ushtarët që luftuan dhe dhanë jetën e tyre në atë betejë. Teksti është frymëzuar nga fjalët e Mustafa Kemal Ataturkut. Grupi e shkroi këngën duke u bazuar në motivet e rrëfimeve historike të një individi turk, i cili ndau histori dhe tregime rreth betejës, duke ndihmuar që ngjarja historike të kuptohej edhe nga një perspektivë turke.

Kënga synon të ofrojë një kuptim më të gjerë të Betejës së Galipolit dhe të luftës në përgjithësi, duke pranuar humbjen e jetëve njerëzore pa mbajtur anë. Ajo përqendrohet te kostoja e rëndë njerëzore e luftës, duke theksuar humbjen e jetëve të reja dhe duke vënë në pah rëndësinë e unitetit dhe të paqes midis ish-armiqve.

E mirënjohur në Australi është edhe kënga “Gallipoli (The Song for the ANZAC Centenary)” e kantautorit australian Adam Dunning dhe këngëtares turke Chance (Şansın Tüzün), e interpretuar në duet në dy gjuhë: anglisht dhe turqisht. Kënga u realizua në Stamboll në vitin 2014, me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo u incizua në A1 Studios në Stamboll, me postproduksion në AU Studio në Melburn.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga është një homazh prekës dhe dygjuhësh, që ndërthur perspektivat si të ushtarëve të ANZAC-ut, ashtu edhe të mbrojtësve turq, duke shpalosur humanizmin dhe sakrificën e përbashkët përtej vijave të armikut.

Me vargjet “Ne do t’i kujtojmë ata”, kënga ngjall një ndjenjë përkujtimi solemne, duke i bërë jehonë traditës ANZAC të nderimit të të rënëve çdo 25 prill. Duke përfshirë vargje si në anglisht ashtu edhe në turqisht, kënga thekson se vuajtja dhe humbja ishin universale – të dyja palët humbën “bij” të rinj, por guximtarë.

Kënga ka një ton të fortë emocional dhe imazhe të gjalla përshkruese të fushëbetejës: “gjaku do të mbulonte dritën e mëngjesit”, duke evokuar kujtimin kolektiv dhe përfunduar me një notë paqeje e nderimi.

Vargjet në dy gjuhë dhe referencat për ushtarët “të shtrirë krah për krah” në Gallipoli nënvizojnë paqen dhe respektin e ndërsjellë që lind nga tragjedia. Motivet e valëve, tokës, diellit dhe agimit simbolizojnë kalimin e kohës dhe kujtimin e qëndrueshëm të atyre që dhanë jetën. Kënga nderon trashëgiminë e përbashkët të betejës, duke e shndërruar një histori lufte në një histori uniteti dhe kujtimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Seksionet në anglisht i ngjajnë një balade solemne, reflektuese dhe ritmike, seksioni turk përdor fraza të thjeshta, por të ngarkuara emocionalisht, që pasqyrojnë pikëllimin e ndarjes nga shtëpia dhe të dashurit. Kënga bart një mesazh unifikues që tejkalon gjuhën.

Edhe pse forcat e Antantës humbën betejën, beteja e Gallipolit (Çanakkalas) për australianët dhe zelandezët u bë simbol i guximit, sakrificës dhe identitetit kombëtar, duke ndihmuar në formimin e ndjenjës së kombësisë.
Për turqit, fitorja në Çanakala u bë burim krenarie dhe pikë referimi për vetëbesimin kombëtar.
Asnjëra palë nuk u ndje e poshtëruar në aspektin moral – të gjithë e panë atë si simbol nderi dhe trimërie. Vështirë gjendet një këngë për këtë betejë, ku njëra palë glorifikohet e tjetra dehumanizohet.

“Ju heronj që derdhët gjakun e juaj dhe humbët jetën këtu… Ju tani jeni të shtrirë në tokën e një vendi mik. Prandaj, pushoni në paqe. Për ne nuk ka dallim midis familjes së Johnnie-t dhe familjes së Mehmet-it; ata tani pushojnë krah për krah këtu, në vendin tonë… Ju, nënat që dërguat bijtë tuaj nga vende të largëta, fshijini lotët tuaj; bijtë tuaj tani janë bërë edhe bijtë tanë,” pat thënë Ataturk më 18 Mars 1934./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tingujt e lirisë, udhëtimi, kontributi dhe trashëgimia muzikore e popullit rom
TAGGED:artAustraliBeteja e CanakalaseBeteja e GalipolithistoriIrlandemuzikepajtimpeopletopTophomeTurqiZelande e Re

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
Artikulli i ardhshëm Dobitë shëndetësore të farave të kungullit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ tregon si duhet të zhvillohet fushata zgjedhore e balotazhit

5 Shikime
Lajme

Si ti largoni lehtësisht etiketat nga kavanozët?

1 Shikim
Lajme

GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?