katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
    3 hours ago
    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
    2 hours ago
    Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë e balotazhit të 9 nëntorit
    19 hours ago
    KQZ: Më 8 nëntor përmbyllet periudha e votimit jashtë Kosovës
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    17 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    21 hours ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    22 hours ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    2 hours ago
    Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk
    21 hours ago
    Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë
    21 hours ago
    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    4 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    3 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    2 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    4 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    5 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    1 day ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    24 hours ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    24 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Brukseli nderon Skënder Sherifin: Poezia shqiptare përtej kufijve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Brukseli nderon Skënder Sherifin: Poezia shqiptare përtej kufijve

Last updated: 10/10/2025 11:54 AM
28 Shikime
Shpërndaje
Foto: RTSH/Foto ilustrim

Kryeqyteti i Evropës, i njohur si seli e institucioneve të Bashkimit Evropian, do të bëhet edhe vendi i një nderimi kulturor të veçantë. Më 17 tetor, në orën 19:00, në Maison Stepman (Boulevard Léopold II, 250 – Koekelberg, Bruksel), mbahet “Soirée Hommage à Skënder Sherifi”, një mbrëmje solemne kushtuar jubileut të shkrimtarit belgo-shqiptar Skënder Sherifi – 70-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorit të krijimtarisë letrare.

Ky aktivitet, i organizuar nga Les Poètes Ambulants, do të mbledhë poetë, artistë dhe miq të artit nga mbarë Belgjika dhe Evropa, për të nderuar një prej zërave më të veçantë të letërsisë frankofone shqiptare. Sherifi është i njohur për poezinë e tij të thellë dhe filozofike, si dhe për aftësinë për të lidhur gjuhët, kulturat dhe identitetet, duke ndërtuar ura midis botës shqiptare dhe asaj evropiane.

“Një simbol që e ngre imazhin e kombit shqiptar në Evropë”

Mundesh me e lexu edhe…

Në një bisedë përpara eventit për Katror.info, Sherifi e cilëson këtë nderim si një moment me vlerë të thellë shpirtërore dhe simbolike:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një nder i madh dhe i rrallë kur Belgjika dhe Brukseli vendosin të nderojnë një autor shqiptar. Nuk më kujtohet që ky shtet ta ketë bërë një gjë të tillë më parë. Kjo për mua ka simbolikë të fortë, sepse kontribuon në imazhin dinjitoz të kombit shqiptar në Evropë”, shprehet Sherifi.

Sherifi, që prej vitit 2002, figuron në Fjalorin prestigjioz francez të Letërsisë Botërore, ndër autorët më referencialë shqiptarë. Përfshirja e tij, tregon ai, ishte edhe përmbushje e një dëshire të hershme të presidentit Ibrahim Rugova, i cili i kishte përkthyer vetë në shqip dy prej veprave të tij — Lojë dhe Kundërlojë dhe Oksigjeni.

“Rugova më la një amanet shpirtëror: të ruaj veprimtarinë time si pjesë e letërsisë shqiptare dhe ta lë si trashëgimi për brezat e rinj të Kosovës dhe Shqipërisë. Ia përmbusha atë dëshirë që në vitin 2002, kur më përfshinë francezët në fjalorin e tyre.”

Mes Parisit, Brukselit dhe rrënjëve shqiptare

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur pyetet për ndikimin e përvojës së tij frankofone në krijimtarinë poetike, Sherifi thotë se bota e tij është një ndërthurje mes kulturave:

“Jam produkt i majit 1968 në Paris, i lirë si Rimbaud apo Jimmy Hendrix, me frymë beatnikësh, por edhe me rrënjë të thella shqiptare – oda malësore, eposi, ritet dhe zakonet tona. Kjo më ka dhënë një botë poetike unike që kërkon lexues të përgatitur për ta kuptuar.”

Ai beson se jeta larg atdheut nuk e ka zbehur ndjesinë për rrënjët shqiptare — përkundrazi, e ka thelluar:

“Sa më shumë që je larg, aq më shumë i ndien rrënjët. E kam përjetuar Shqipërinë në shpirt dhe e kam shndërruar në poezi.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke reflektuar mbi vendin që zë letërsia shqipe në mjedisin frankofon, Sherifi shprehet me sinqeritet:

“Pos Ismail Kadaresë, letërsia jonë sot nuk zë një vend specifik në Evropë. Ka autorë të përkthyer, por pa ndikim të qëndrueshëm. Kjo është një e vërtetë që duhet ta pranojmë për t’u rritur”, shprehet ai për Katror.info.

Sherifi ka përfunduar së fundmi një libër ese prej 800 faqesh, me titullin “Njerëzit me bon sens, ju flasin atyre që nuk kanë sens”, një reflektim poetik mbi botën bashkëkohore.

“E kam medituar si poet situatën delirante të botës së sotme – nga Trump e Putini te Macron, Ursula von der Leyen, Ukraina, Izraeli dhe Palestina. Si do ta shihte këtë realitet një artist si Jim Morrison apo Bob Marley? Ky është vizioni i anarshistit shqiptar të rock and roll-it”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Biografia e Skënder Sherifit

Skënder Sherifi lindi më 16 tetor 1954 në Kosovë. I ati, Shpend Sherifi, ishte oficer i Mbretit Zog dhe i burgosur politik nga regjimi komunist. Nëna e tij, Xhevahire Sadria, një mistike sufiste nga Vuthajt e Plavës e Gucisë, themeloi Tyrben e Sheh Ahmet Shkodrës në Shkodër.

Familja emigroi si refugjatë politikë në Bruksel më 1 gusht 1956, kur Sherifi ishte vetëm një vjeç. U diplomua në Gjuhë dhe Letërsi Frënge në vitin 1980 dhe për shumë vite punoi si gazetar kulture në Belgjikë, duke realizuar mbi 700 intervista me emra të njohur të artit evropian si Gérard Depardieu, Juliette Binoche, Sergio Leone dhe Charles Aznavour.

Nga viti 1992, Sherifi ka ushtruar profesionin e profesorit të gjuhës frënge dhe edukatës qytetare në shkolla belgë, i emëruar nga Ministria e Arsimit në Bruksel. Jeton e vepron në Bruksel, është i martuar me një shqiptare dhe ka një djalë, Rafaelin, 10 vjeç.

Përgatiti Katror.info.

TAGGED:Brukselilajme të mirapoezia shqipetarSkender Sherifitop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Violina e Ajnshtajnit shitet për 860 mijë funte në ankand
Artikulli i ardhshëm Nenad Rashiq bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai

29 Shikime
Lajme të mira

“Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival

22 Shikime
Lajme të mira

Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?