Domatja konsumohet në mënyra të ndryshme, e freskët, ose si një përbërës në shumë gjellë, sallata, salca dhe pije.
Vetëm një domate mund të ofrojë rreth 40% të dozës minimale të rekomanduar ditore të vitaminës C.
Për më tepër, domatet përmbajnë vitaminë A, e cila ndihmon imunitetin dhe shëndetin e lëkurës. Vitamina K që po ashtu gjendet në domate është e mirë për eshtrat tanë.
Domatja është e pasur edhe me kalium, një përbërës kryesor për funksionimin e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore të zemrës, është efektive të hani domate.
Likopeni i domates është gjithashtu i mirë për sytë tonë. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese, ato përmbajnë lutein dhe beta-karoten. Sipas hulumtimeve, këta ushqyes mbështesin vizionin dhe mbrojnë sytë.
Lëngu dhe fibra në domatet mund të jenë të dobishme nëse vuani nga kapsllëku. Por tek disa njerëz, aciditeti nga domatet e gatuara mund të shkaktojë dhe dispepsit nga përmbajtja e aciditetit që përmban.
Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2.
Në një studim, njerëzit me diabet që hanin domate të gatuara për 30 ditë përjetuan një rënie në peroksidimin e lipideve, një reaksion zinxhir në të cilin substancat e quajtur radikalet e lira sulmojnë yndyrën, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe atakut kardiak.
Në bazë të një studimi të bërë në vitin 2011 u zbulua se kombinimi i domates dhe i vajit të ullirit nxit prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë.
Shkencëtarët besojnë se likopeni në domate është çelësi i një shëndeti të mirë dhe imunitet të lartë. Gjithashtu studime të shumta shkencore kanë dalë në përfundim dhe janë gjetur lidhje midis likopenit kompleks dhe kancerit të prostatës, të mushkërive dhe të stomakut.
Domatja konsiderohet shumë efikase për luftimin e një numri të madh të tumoreve në trupin e njeriut. Dietologët dhe mjekët bëjnë apel që domatja të përfshihet maksimalisht në dietën ditore të të ushqyerit./Katror.info