katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
    2 hours ago
    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
    2 hours ago
    Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë e balotazhit të 9 nëntorit
    18 hours ago
    KQZ: Më 8 nëntor përmbyllet periudha e votimit jashtë Kosovës
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    16 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    20 hours ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    22 hours ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    2 hours ago
    Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk
    20 hours ago
    Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë
    20 hours ago
    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    4 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    3 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    2 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    4 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    5 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    24 hours ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    23 hours ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    23 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
LajmeLife Style

Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?

Last updated: 28/10/2025 4:07 PM
99 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese/Envato

A e keni dëgjuar ndonjëherë fjalën burnout? Në shqip, ajo përkthehet si kapitje apo lodhje kronike nga puna – një gjendje që nuk ndodh brenda një nate, por që ndërtohet me muaj e vite nga stresi i vazhdueshëm, mungesa e pushimit dhe presioni për të qenë produktiv çdo ditë.

Në Kosovë, gjithnjë e më shumë profesionistë – nga mësues e mjekë, deri te aktivistët dhe punonjësit socialë – po përballen me simptomat e kësaj “lodhjeje moderne”: mungesë motivimi, irritim, ndjenjë shkëputjeje dhe ndonjëherë, boshllëk emocional që s’mund ta shpjegojnë dot. Deri më tash janë vetëm dy hulumtime, një i Odës së Mjekëve të Kosovës, por i cili nuk gjendet online dhe një hulumtim i Samire Bllacës për djegien profesionale të mësuesve (shih këtu).

Edhe pse Ligji për Shëndet dhe Siguri në Punë ekziston, ai nuk e përmend askund “burnout”-in. Kjo mungesë e njohjes ligjore lë hapësirë për mosveprim: as institucionet publike, as organizatat private nuk kanë detyrimin t’i adresojnë pasojat psikologjike të mbingarkesës në punë. Në thelb, shëndeti mendor në punë mbetet në duart e vetë punëtorit, jo të sistemit që e ka lodhur.

Mundesh me e lexu edhe…

Sipas Besarta Breznicës, zyrtare e Programit për Adresimin e Dhunës Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK), burnout është “një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike që shfaqet kur për një kohë të gjatë jemi nën stres të vazhdueshëm”. Ajo e ka përjetuar vetë këtë gjendje dhe, përmes punës me organizatat që merren me viktima të dhunës, e sheh përditë tek të tjerët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Besarta Breznica, Zyrtare e Programit për Adresimin e Dhunës në Baza Gjinore

“Vlen të përmendet që ka shumë OJQ në Kosovë dhe institucione të cilat punojnë me viktima të dhunës në baza gjinore, shpesh herë janë edhe kontakti i parë në raste të tilla, dhe nuk kanë ndihmë psikologjike profesionale dhe as mbikëqyrje. Gjatë punës sonë në terren me Strehimoret e Kosovës dhe stafin e institucioneve të shumta na është thënë shumë herë se sa të ngarkuar janë emocionalisht dhe se veçse kanë pësuar djegie profesionale,” u shprej ajo.

Në Kosovë, ka organizata që kanë filluar ta marrin seriozisht këtë problem – duke ofruar mbështetje psikologjike, orar fleksibil, pushime shtesë dhe mbikëqyrje profesionale për stafin. Breznica thekson se Rrjeti i Grave të Kosovës për vite të tëra është angazhuar që të mbajë aktivitete të ndryshme me stafin e strehimoreve duke i trajnuar për tema mbi djegien profesionale dhe kujdesin ndaj vetes.

Por, siç thekson Breznica, jo të gjitha organizatat janë të gjitha në këtë pikë. Shumë punonjës, sidomos në sektorin joformal apo në organizata të vogla, ende përballen me kulturën e punës që glorifikon lodhjen: “duhet me e përfundu, s’ka rëndësi sa orë punon”.

Ky mentalitet – që sheh pushimin si luks – e ushqen më tej ciklin e shterimit. Dhe kur ndonjë punëtor ndalet, shpesh përballet me ndjenjën e fajit ose me frikën se po shihet si më pak i përkushtuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Burnout nuk është vetëm çështje e menaxhimit të stresit personal, por çështje institucionale. Besarta Breznica thekson se “nëse flasim për përgjegjësinë e shtetit, atëherë ai duhet të obligojë punëdhënësit që pushimet të jenë të detyrueshme dhe oraret e punës të menaxhueshme”.

Ajo shton se institucionet publike duhet të garantojnë qendra të shëndetit mendor ku qytetarët të mund të marrin ndihmë profesionale psikologjike falas — sepse mirëqenia psikologjike është pjesë e të drejtave themelore të punëtorëve.

Parandalimi i burnout-it fillon me rregulla të thjeshta, por themelore: orare fleksibile, pushime të paguara, ndarje të drejtë të ngarkesës së punës dhe kulturë që inkurajon pushimin – jo vetëm produktivitetin.
Organizatat që kujdesen për mirëqenien e stafit jo vetëm që mbrojnë shëndetin e njerëzve të tyre, por edhe rrisin efikasitetin dhe kreativitetin në punë.

Por, në fund të ditës kujdesi për të tjerët fillon me kujdesin ndaj vetes./Katror.info



Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Sondazhet e exit poll-eve zbulojnë kush prin në komunat kryesore
TAGGED:Burnoutdjegie profesionaleKosovelajmeligji i punesShendeti mendortopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”
Artikulli i ardhshëm Ismaili : Kosova drejt integrimit në SEPA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

WhatsApp publikon aplikacion të ri për Apple Watch

19 Shikime
Life Style

Si fermerët dhe dizajnerët britanikë po prodhojnë lëkurë pa ndotje?

8 Shikime
Life Style

Si t’i thani më shpejt çarçafët gjate muajve të ftohtë

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?