Me moton “Motërzimi: N’kohë lufte dhe paqe” nis të mërkurën më 25.09.2024, edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve -“FemArt”.
Festivali hapet me performancën “Carmen” nga “Barcelona Flamenco Ballet” nga Spanja, një bashkim dinamik mes flamenkos dhe baletit klasik, që jepet nga ora 20:00 në “Klan Arena” në Prishtinë.
Një program i pasur 6-ditor të artit, aktivizimit dhe dialogut, që fillon me 25 e përfundon me 30 shtator – prej hapjes me performancen “Carmen” të grupit flamenco të Barcelonës deri te mbyllja e festivalit me konferencë dedikuar feminizmit, shfaqjen teatrale franceze “Speculum” dhe koncert dhe promovim të albumit “Gërshetat” nga Vjollca Robelli-Mripa. Në mes hapjes dhe mbylljes çdo ditë ka diçka provokuese, intriguese, inspiruese…
Organizatorët e festivali kanë thënë se edicioni i 12-të i festivalit “FemArt” do të përfshijë një program divers, të pasur me shprehje artistike dhe aktivizëm feminist.
Festivali ‘FemArt” organizohet nga Qendra për Art dhe Komunitet, “Artpolis”./Katror.info