Edhe pse shumë njerëz prej kohësh kanë besuar se inicialet e M&M janë thjesht ‘Mmm’, si në tingullin e kënaqësisë që ju bëni kur i hani, në fakt nuk është kështu. Çokollata e famshme ka një histori mjaft interesante pas saj.
E shpikur për herë të parë në SHBA në vitin 1941 si një shujtë e vogël për ushtarët, dhe e lehtë për tu transportuar, frymëzimi erdhi në vitet 1930 kur bashkëthemeluesi Forrest Mars Sr. thuhet se takoi vullnetarë britanikë që hanin rruaza të vogla çokollate me mbështjellës të fortë sheqeri për të ndaluar shkrirjen e tyre,.
Siç shkruan Mirror, Forrest fillio bashkëpunimin me biznesmenin tjetër të ëmbëlsirave, Bruce Murrie, djalin e presidentit Hershey, William Murrie.
Dyshja e emëruan produktin e tyre pas vetes, me ‘Mars’ dhe ‘Murrie’ që përbëjnë dy shkronjat M në M&M.
Në vitet 1950, M&M ishte bërë aq e famshme, saqë çdo karamele ishte vulosur me një ‘M’ për ta dalluar atë nga çdo imitues.