Kombëtarja e Kosovës U15 ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15”, që po zhvillohet në Maltë. Dardanët e rinj, të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani, arritën të mposhtin Estoninë me rezultatin 2:1, duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne.
Ndeshja nisi me një dominim të Kosovës, e cila arriti të shënojë golin e parë në minutën e pestë, falë Bleon Potokut. Pjesa e dytë vazhdoi me një ritëm pozitiv për Dardanët, që dyfishuan epërsinë me golin e Dion Sylajt në minutën e 46-të. Estonët arritën të ngushtonin diferencën me një gol të Ivan Krasnovit në minutën e 63-të, por Kosova e mbajti kontrollin e lojës deri në fund.
Përbërja e Kosovës në këtë ndeshje ishte: Lekë Qarri, Bardh Rrapuca, Almir Krasniqi, Aldin Gashi, Kron Avdiu, Eri Berisha, Eris Balaj, Butrint Ademi, Dion Sylaj, Bleon Potoku dhe Aldin Imeri.
Me këtë fitore, ekipi i Kosovës U15 tregon potencialin e tij për të avancuar në këtë turne të rëndësishëm./Katror.info