Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me shegë – smoothie këto që po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë.
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me mango sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
1 dardhë (e prerë n\kube)
1 mango (e prerë n’kube)
1/2 gotë jogurt
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji për 2 minuta, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e servo.
REZULTATI:
Servo n’gotë dhe pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
E meqë jemi te recetat me boronicë, këtu i ke edhe 5 receta super t’shijshme dhe t’shnetshme me boronica. Dije që secila prej rekomandimeve t’tona asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre ja vlenë me e provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria