Shqiptarët vazhdojnë të kenë suksese nëpër botë, në sfera të ndryshme. Emra eminentë kanë pushtuar skenat muzikore, fushat sportive, botën biznesore e ku jo tjetër.
E tani vjen edhe një sukses i një shqiptari nga Kosova.
Ai është Edmond Smajli, një pilot ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rreth sukseseve të tij kanë folur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.
“Të premten Edmondi arriti në pikën kthesë të jetës së tij profesionale si pilot luftarak në Forcat Luftarake Amerikane (US Air Force), duke zbuluar se është i bekuar me mundësinë për të vazhduar karrierën e tij duke fluturuar aeroplanin luftarak A-10 Warthog”, njoftojnë familjarët.