katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Ndalimi i telefonave në shkollat holandeze po jep “efekte të mrekullueshme”
    2 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    28 minutes ago
    Osmani nga Washingtoni: Kosova krah për krah me SHBA-të për bashkëpunim strategjik
    59 minutes ago
    E premte me diell dhe vranësira lokale
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bujqit shprehen të kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit
    1 minute ago
    DASH për vizitën e Osmanit: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i fortë, fokusi te zhvillimi ekonomik
    59 minutes ago
    Pajisja që imiton trupin dhe shpëton organe, fiton çmimin prestigjioz
    1 hour ago
    Gjenerata Alpha po rizbulon kënaqësitë jashtë ekranit
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    9 minutes ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    57 minutes ago
    Dafina Zeqiri publikon këngën e re
    3 hours ago
    ‘Sevap City Blue’, nga Genc Salihu
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    5 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    18 hours ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    2 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    2 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    2 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    2 days ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

Last updated: 02/06/2025 12:54 PM
41 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Qershori osht i qershiave, llafeve të gjata me shoqni në terraca të kafeterive por edhe plot koncerteve e ngjarjeve në open air. Qe lista Monday Marks, se ku mundeni me shku në këtë fund t’pranverës.

Eh këtë javë po ja nis taman kalendari i ngjarjeve muzikore, festivaleve që zgjasin deri n’agim dielli, koncerteve klasike në perëndim dielli. Qe top lista e ngjarjeve kulturore dhe muzikore në Kosovë e Shqipni: Ma s’pari e keni UNUM Festival në brigjet e Shëngjinit. UNUM sjell pesë ditë muzikë elektronike të pastër, mes pishave dhe detit, me yje si Black Coffee e Ricardo Villalobos nga 5–10 qershor. Gati të njejtën kohë e keni Kala Festival në Dhërmi, një festival boutique në jug të Shqipërisë, me tinguj house, jazz dhe yoga buzë detit, me emra si Ezra Collective e Palm Trax, nga 4–11 qershor. Në Prishtinë mysafire vjen Ermonela Jaho në Sheshi Nëna Terezë me 8 qershor, ku sopranoja me famë botërore performon në një mbrëmje gala me Filharmoninë dhe Operën e Kosovës.

Masnej e keni edhe Prishtina Jazz Catz në DefyThem. Edicioni i XIV sjell Kejdi Barbullushin në kuartet special, ndjekur nga jam session për promovimin e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Chopin Fest po përmbyllet me koncerte nga të rinjtë, mjeshtrit dhe pianistë ndërkombëtarë si Marcel Mora dhe Peter Donohoe, deri më 9 qershor. Në Ferizaj vjen shfaqja “150 vjet Qytet” në Teatri Adriana. Me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Besim Ugzmajlit, shfaqja më 3 qershor sjell historinë e transformimit urban të Ferizajt në skenë. Kthehemi në Shqipni ku e keni ekspozita “Abito Mari” e Fabrizio Bellomo te galeria GOCAT. E rekomandojmë edhe Bukë & Zemër Festival, një festival të mikpritjes dhe arkitekturës ku dialogu ndërkombëtar takon rrëfimet vendore për qytetin dhe të ardhmen.

Mundesh me e lexu edhe…

Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe

Krejt në fund, tepër na ka pëlqy fashion colab Studio Yours x Ursara,
një bashkëpunim për tesha festivalesh me dizajne të nxehta verore, organike dhe çliruese, për çdo stage dhe çdo afterparty.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: Festivali UNUM / Ranë e Hedhun

Festivali UNUM, që organizohet nga dostat e ZONE, në bregdetin e bukur të Shëngjinit në Shqipëri, osht zhvillu në një nga ngjarjet kryesore të muzikës elektronike në Ballkan. I njohun për atmosferën e çmendun ama edhe përzirjen harmonike të natyrës dhe ritmeve elektronike, UNUM bashkon artistat ndërkombëtarë me skenën lokale, tu sjellë performanca që zgjasin nga perëndimi deri në agim, mes pyjeve me pisha dhe vijës bregdetare, me zërim dhe lightshow spektakular. Ky festival është jo vetëm një udhëtim muzikor, por edhe një përvojë shoqnore që promovon lirinë, bashkëjetesën dhe pasionin për muzikën elektronike. Sivjet organizohet nga 5 deri 10 qershor me yje të mëdha si Black Coffee, Ricardo Villalobos, Raresh, etj. Këqyreni krejt programin këtu.

Me kcy: Festivali KALA / Dhërmi

Kala Festival osht një festival muzikor i njohun boutique, që zhvillohet çdo qershor në Dhërmi, përgjatë disa pikave të rivierës azure jugore. I njohun për atmosferën e tij intime, të ngrohtë dhe të relaksume, festivali i organizum prej organizatorëve anglez, bashkon muzikën elektronike me peizazhet mahnitëse të bregdetit shqiptar. Pjesëmarrësit mund të shijojnë performanca nga top DJ ndërkombëtarë dhe vendas, tu përfshirë zhanre dhe kombinime house, disco dhe jazz, në skena të vendosuna pranë detit dhe në vende të veçanta si kanioni i Gjipesë. Sivjet mysafirë kryesore jane Ezra Collective, Palmtraxx, Theo Perish, etj. Përveç muzikës, festivali ofron aktivitete si joga, meditim dhe ekskursione në natyrë, tu kriju një përvojë të plotë për mysafirët. Me një qasje të qëndrueshme dhe përkushtim ndaj komunitetit lokal, Kala Festival që sivjet mbahet nga 4 deri 11 qershor, osht bo një destinacion i preferum për adhuruesit e muzikës dhe natyrës. Gazeta angleze Guardian e qun Kala “festival në parajsë”. Ja programi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncert me Ermonela Jaho / Sheshi Nëna Tereze, Prishtinë

Më 8 qershor, Opera e Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës kanë kënaqësinë me pru në Prishtinë një nga emrat ma të mëdhenj të skenës operistike botërore Ermonela Jaho. E njohun për zanin e saj dhe interpretimet emocionuse në skenat ma të njohuna të botës, Jaho do të ngjitet në skenë si soliste e shoqërume nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës. Një mbramje me emocione të forta dhe një përvojë e paharrushme e muzikës klasike.

Me dëgju: Prishtina Jazz Cats / Defythem, Prishtinë

A jeni gati për edicionin e ri të macave e maçorrave të xhazit? Në edicionin e XIV, Prishtina Jazz Catz ka nderin me mirëprit Kejdi Barbullushin si mysafir special në hapjen e mbrëmjes. Kejdi Barbullushi u bo ndër kitaristat e parë shqiptar të jazzit që arritën një nivel të jashtëzakonshëm virtuoz dhe artistik. Këty ka ardhë nga Vjena, ku studion dhe është aktiv në skenën e jazzit, atij i bashkohen tre muzikantëve të njohur rezident në Prishtina Jazz Catz për një performancë të veçantë në kuartet. Së bashku kanë me interpretu kompozimet e tyre origjinale, tu premtu një mbramje plot krijimtari dhe energji të mirë. Ndërsa pjesa e dytë e kësaj nate, ajo e “Jam Session” synon me promovu artistë vendorë dhe ndërkombëtarë përmes interpretimit të materialeve origjinale. Mos harroni, nesër me 3 qershor në qendrën alternative Defy Them.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncertet për Chopin Fest / Salla të ndryshme në Prishtinë

Chopin Fest po vazhdon rrugëtimin e gjatë një-mujor me plot performanca edhe këtë javë: sonte osht Nata e Laureatëve të rinj me performues nga shkollat muzikore të krejt kosovës; me 3 qershor skena Juvenis; me 5 qershor nata e solistëve ma t’njohun të Kosovës; me 6 qershor koncert / piano recital me mjeshtrin e njohun suedezo-kubanez Marcel Mora – dhe krejyt në fund me 9 qershor osht mbyllja e festivalit me britanikun Peter Donohue. Urime Besa Luzhës me ekip për një edicion jubilar dhe spektakular të Chopin Festit me plot koncerte dhe performanca unike. Krejt programin e keni këtu.

Me pa: Shfaqja “Ferizaj – 150 vjet Qytet” (Kronikat e Qytetit të Ferizajt) / Teatri Adriana, Ferizaj

Ferizaji nuk osht veq qytet i Bondsteelit dhe shitoreve pranë rrugës. Ka histori të moçme si vendbanim, por u shëndrru në qytet të randësishem pas hapjes së hekurudhës otomane, si stacion i randësishem hekurudhor dhe pikë transporti e tregtie qysh njihet edhe sot. Në Teatrin Adriana me 3 qershor e keni minexim artistik skenik dedikum kësaj historie të Ferizajit modern me tekst nga Jeton Neziraj, regjisor: Besim Ugzmajli, kompozitor: Memli Kelmendi
me korin Siparantum dhe aktorët: Nexhat Xhokli, Shpetim Selmani, Blin Mani
Dora Xhemajli dhe Sherif Beg. Urime ditëlindja e qytetit ferizajli!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita personale e Fabrizio Bellomo / Galeria GOCAT, Tiranë

Galeria GOCAT që gjendet mrena Piramidës super najs të renovume të Tiranës, feston një-vjetorin (urime GOCAT!) e saj me ekspozitën “Abito Mari” nga artisti italian Fabrizio Bellomo, pjesë e kalendarit të Javës së Kulturës Italiane. Ekspozita personale e Fabrizio Bellomos në Galerinë GOCAT në Tiranë vjen si “një reflektim mbi peizazhin bashkëkohor të Mesdheut, me vëmendje të veçantë ndaj ndërthurjeve kulturore midis Pulias, Kalabrisë dhe Shqipërisë.” Kurume nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari, “ABITO MARI” osht më shumë se një ekspozitë e thjeshtë, është një vepër personale dhe koherente e artistit, e përshtatshme për kryeqytetin shqiptar si një pikë e re referente e kulturës dhe artit kontemporan mesdhetar.

Me marr pjesë: Festivali i arkitekurës dhe mikpritjes “Bukë & Zemër: Sill Pak Kripë, Të Lutem!” / Tiranë

Mirë se vini në edicionin e parë super-inspirues te “Bukë & Zemër: Sill Pak Kripë, Të Lutem!” të Destil Creative Hub, një festival i mikpritjes, arkitekturës dhe dialogut për të ardhmen, ku vizionarë nga e gjithë bota dhe perspektiva lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë njëri-tjetrin. Hajdeni në Tiranë për me festu mikpritjen shqiptare dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm; për me i nderu “udhëtimet, çarjet dhe guximin pas arkitekturës, si dhe për të nxitur reflektim kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen, me qëllim që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë.” Festivali “Bukë & Zemër” mbahet prej 5 deri 8 qershor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

M’u vesh: Teshat për festivale nga Studio Yours & Ursara / Prishtinë

Vera osht e festivaleve e festivalet e kanë stilin e vet të veshjes, pak flirtues, pak çlirues, të përshtatshëm për lëvizje të trupit hapun para stejxhit e msheftë mas stejxhit, flladitëse për temperatura t’nalta verore. Studio Yours po e sjell një colab me yllin Ursara Berishën (e cila ka qenë edhe co-host i podkastit tonë special të vitit të ri). E kush tjetër din ma mirë me jep ideja edhe me dit se çka duhet me vesh qe mu dokë edhe bukur edhe rahat. Krejt opcionet i keni, prej mini fundave e crop topave, me materiale organike e pamje transparente, me premje asimetrike ama gjithmonë hot për ngjarjet hot me persona hot. Si Ursara mooo… Qe linku!

/Katror.info.

Marrë nga Suzanne Podcast

TAGGED:chopin festFerizajJazz CatsKala FestivalKatrori ytraveSuzanne Podcasttophome1UNUM

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Cilët janë telefonat më të shitur në tremujorin e parë të 2025?
Artikulli i ardhshëm Kosova, zë global për gratë, paqen dhe sigurinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Shfaqje teatrale, diskutime feministe e yoga – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë

21 Shikime
Katrori YT

Ekspozita, revista e diskutime – Sugjerimet e Suzanne për këtë javë!

19 Shikime
Katrori YT

Festivale, ekspozita e diskutime – Rekomandimet e Suzanne për këtë javë!

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?