Filmi i shkurtër i Alban Muja, “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), këtë javë do të shfaqet për herë të parë në Francë, në kuadër të festivalit prestigjioz 47th Cinemed – Montpellier International Mediterranean Film Festival (17–25 tetor).
Ky film rrëfen një moment kritik nga jeta e piktorit Skender Muja gjatë luftës në Kosovë dhe sjell një reflektim mbi artin dhe përjetimet personale në kohë lufte. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), me producent Edon Rizvanolli, dhe është prodhuar nga 038Studio në bashkëprodhim me AsfatFilms.
Shfaqjet e filmit në festival do të jenë:
E martë, 21 tetor, ora 14:00
E enjte, 23 tetor, ora 18:15 – shfaqje zyrtare, e ndjekur nga një bisedë me publikun (Q&A).
Ky film vlerësohet si një nga prezantimet më të rëndësishme shqiptare në festivale ndërkombëtare këtë vit, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme të historisë dhe artit kosovar./Katror.info











