Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka siguruar një tjetër paraqitje të rëndësishme në Grand Prix Zagreb 2025, duke mbajtur gjallë shpresat për një medalje të bronztë. Në duelin e repasazhit, Loxha fitoi me wazari ndaj francezes Ophelie Vellozzi, duke siguruar kështu kalimin në ndeshjen vendimtare.
Për medaljen e bronztë, Flaka do të përballet me xhudisten zvicerane Binta Ndiaye, një duel që pritet me shumë interes nga adhuruesit e sportit të xhudos në Kosovë.
Federata dhe mbështetësit e saj i dëshirojnë sukses Flakës në përballjen e radhës./Katror.info











