Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica raportohet se edhe në sezonin e ardhshëm, do të jetë pjesë e gjigantit turk, Galatasaray.
Anësori kosovar po luan sezonin e tij të parë tek Galata në formë huazimi nga Norwich City.
Galatasaray sipas medieve turke, tashmë është duke bërë planet për sezonin e ardhshëm. Skuadra turke është në garë për titull të kampionit në Turqi dhe në rast të shpalljes kampione, Galata siguron pjesëmarrjen në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Pjesë e projektit të ardhshëm të Galatasarayt, thuhet se është e Rashica, i cili po bën një sezon mjaft të mirë më skuadrën turke.
Siç raportohet, trajneri Okan Buruk ka kërkuar që Rashica dhe Mauro Icardi të mbesin pjesë e Galatasarayt.
Rashica me Galatën ka zhvilluar 34 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime./Katror.info