katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kush janë kandidatët e deritashëm për të parin e Prishtinës?
    8 hours ago
    Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO
    9 hours ago
    Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në “javët e fundit”
    9 hours ago
    Range Rover ka një logo të re
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    FBK me video motivuese për basketbollistet e Kosovës U16 në ditën e dytë të FIBA EuroBasket
    13 hours ago
    ICK dhe “Kërveshi & Partners” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shërbime juridike falas për startup-et
    14 hours ago
    Anibar përmes “Eco-Nest” bashkon artin dhe natyrën në zemër të Pejës
    17 hours ago
    Kosova shënon ngritje në ranglistën e FIFA-s
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Sevap City Blue’, nga Genc Salihu
    11 hours ago
    Adeyemi pritet të transferohet në Serie A, gjiganti italian bën gati ofertën e lartë
    12 hours ago
    20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët
    19 hours ago
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    5 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    11 hours ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    2 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    2 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    2 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    2 days ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjërat që na frymëzuan këtë javë – Edicioni #18
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Gjërat që na frymëzuan këtë javë – Edicioni #18

Last updated: 15/06/2025 8:03 AM
36 Shikime
Shpërndaje
FOTO: INTERNATIONAL JUDO FEDERATION

Mirësevini në edicionin e 18-të të Newsletter-it tonë!

Këtë javë kemi përgatitur për ju një përmbledhje me lajme të mira dhe ngjarje inspiruese që tregojnë se si Kosova dhe komuniteti ynë po ecin përpara me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më të ndritur. Nga arritjet sportive të Distria Krasniqit, e cila na bëri krenarë duke u shpallur nënkampione bote në xhudo, deri te investimet në arsimin e brezit të ri me ndarjen e 96 bursave për studentët më të dalluar, kjo javë na kujton fuqinë e punës së palodhur dhe shpresën që vjen me përkushtimin.
Por nuk ndalojmë këtu! Në këtë edicion do të njiheni me iniciativën “Social Friday”, një koncept i ri që po merr jetë për të sjellë një kuptim të ri pasdites së së premtes, duke na bashkuar për veprime sociale dhe solidaritet në komunitet. Po ashtu, do të sjellim momente nga hapja e Panairit të 25-të të Librit në Prishtinë, një ngjarje kulturore që na fton të zbulojmë botën e dijes dhe imagjinatës përmes leximit.
Ndërkohë që teknologjia vazhdon të sfidojë kufizimet, do të zbulojmë pajisjen inovative që u mundëson personave me vështirësi në komunikim të shprehin zërin e tyre, duke na rikujtuar se përfshirja dhe mundësitë janë të arritshme për të gjithë. Dhe për t’u mbyllur me një shenjë pozitive për të ardhmen, Kosova ruan stabilitetin demografik me një rritje të qëndrueshme të lindjeve në vitin 2024, duke krijuar bazën për zhvillim dhe jetë të mirë për brezat që vijnë.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim përmes lajmeve që na mbushin me krenari dhe energji pozitive — sepse çdo hap përpara është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë ne!

Lajmi më i mirë që ka qëndruar në kutinë tonë këtë javë:

Distria Krasniqi nënkampione e botës në xhudo!

Distria Krasniqi shkëlqeu përsëri në Botërorin e xhudos në Budapest, duke u shpallur nënkampione e botës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në finale, ajo u përball me xhudisten japoneze Uta Abe, një nga xhudistet më të mëdha në histori. Edhe pse Distria dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, Abe në minutën e fundit realizoi një hedhje për Ippon, duke fituar ndeshjen.
FOTO: JUDO INTERNATIONAL FEDERATION
Gara e Distrias ishte e jashtëzakonshme. Ajo mposhti bindshëm brazilianen Jessica Pereira, më pas Francinen Echevarrian nga Puerto Riko, xhudisten hungareze Reka Pupp dhe në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, duke siguruar kështu për herë të parë në karrierë finalen e një Kampionati Botëror për të rritur.
FOTO: INTERNATIONAL JUDO FEDERATION
Ky sukses është vetëm një kapitull tjetër në karrierën e pasur të 29-vjeçares, e cila ka fituar medalje të shumta në gara botërore dhe evropiane, përfshirë edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe medaljen e argjendtë në Paris 2024.
Suksesi i Distria Krasniqit është një dëshmi e qartë e talentit dhe përkushtimit shqiptar në sportin botëror, dhe një burim i madh krenarie për gjithë Kosovën. Me arritjet e saj dhe përpjekjet e vazhdueshme të xhudistëve të tjerë si Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, e ardhmja e xhudos kosovare duket shumë premtuese.
FOTO: INTERNATIONAL JUDO FEDERATION
Ky Botëror po tregon se Kosova është një forcë serioze në arenën ndërkombëtare, duke inspiruar brezat e rinj të ndjekin ëndrrat dhe të arrijnë majat.

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar

Komuna e Prishtinës ka ndarë 96 bursa për studentët më të dalluar të kryeqytetit, si një formë mbështetjeje për përkushtimin dhe arritjet e tyre akademike. Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave, kryetari Përparim Rama dhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini, theksuan rëndësinë e investimit në të rinjtë si faktor kyç për zhvillimin e qytetit dhe të vendit në përgjithësi.
FOTO: PËRPARIM RAMA /FACEBOOK
”Bashkë me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, ndamë 96 bursa për studentët më të dalluar të Kryeqytetit, si mbështetje konkrete për përpjekjet e tyre në rrugën drejt dijes dhe suksesit. Këto bursa janë më shumë se ndihmë financiare, janë vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe talentin që të rinjtë tanë po tregojnë çdo ditë”, theksoi kryetari Përparim Rama.
FOTO: PËRPARIM RAMA /FACEBOOK
Këto bursa synojnë të vlerësojnë disiplinën, talentin dhe suksesin e studentëve, duke ofruar mbështetje konkrete për rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Kryetari Rama u shpreh se të rinjtë e vlerësuar përfaqësojnë forcën që do të kontribuojë në zhvillimin e ardhshëm të Prishtinës dhe Kosovës.
Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!

Pajisja që flet për ata që nuk mund të flasin – inovacion kosovar që sfidon kufizimet

Në Kosovë, një projekt inovativ ka sjellë një zgjidhje teknologjike për personat me aftësi të kufizuara në të folur. Pajisja Text-To-Speech, e zhvilluar nga profesor Laurik Helshani dhe studenti Burim Berisha, është një aplikacion që ndihmon përdoruesit të shndërrojnë tekstin në zë, duke zgjedhur gjuhën shqipe, anglisht ose gjermanisht.
Ky inovacion synon të thyejë barrierat në komunikim dhe të lehtësojë integrimin social dhe edukimin e personave me nevoja të veçanta. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni përshtatet me stilin dhe intonacionin e përdoruesit, duke ofruar një përvojë natyrale dhe funksionale.
FOTO: LAURIK HELSHANI, BURIM BERISHA

Përkundër sfidave në sigurimin e pajisjeve dhe komponentëve, ekipi ka punuar vullnetarisht dhe me përkushtim për realizimin e projektit, që tashmë ka marrë komente pozitive dhe synon të integrohet në sistemin arsimor në Kosovë.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.

U mbajt Panairi i 25-të i Librit në Prishtinë: “Inteligjenca rrjedh nga libri”

Gjatë kësaj jave, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u zhvillua edicioni jubilar i Panairit të 25-të të Librit “Prishtina 2025”. Nën moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, panairi bashkoi rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, duke prezantuar mbi 2000 tituj të rinj dhe duke ofruar më shumë se 40 aktivitete kulturore si promovime dhe diskutime.
Në këtë ngjarje u përkujtuan edhe përvjetorë të rëndësishëm të figurave të shquara të letërsisë shqiptare, ndër të cilët Martin Camaj, Faik Konica, Pashko Vasa dhe Pjetër Bogdani. Drejtuesit e organizatës dhe përfaqësuesit e komunës theksuan rëndësinë e librit si burim kryesor i dijes dhe zhvillimit të inteligjencës, veçanërisht në epokën e teknologjisë.
Panairi përfundoi më 15 qershor, duke sjellë një javë të pasur me ngjarje letrare dhe duke fuqizuar dashurinë për kulturën dhe letërsinë në hapësirën shqiptare.

Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!

A e dini çfarë është Social Friday?

Ne në Katror po e mbështesim fuqishëm këtë lëvizje inovative që po ndryshon mënyrën se si kalojmë pasditet e së premtes! Social Friday është një mundësi unike për t’i dhënë kuptim orëve që zakonisht humbasin në rutinë, duke kontribuar drejt komunitetit dhe duke krijuar një ndikim të vërtetë në shoqëri.
Në vend që të ndalemi përpara fundjavës, Social Friday na fton të japim diçka më shumë – për komunitetin, për shoqërinë, për veten. Një iniciativë që po rritet me shpejtësi në Kosovë dhe më gjerë, duke kthyer orët “e humbura” në punë në momente me kuptim dhe ndikim real. Dëshironi të dini si? Na ndiqni më poshtë!

Shfleto artikullin e plotë këtu!

Kjo javë na ka sjellë shumë arsye për të qenë krenarë dhe të frymëzuar, nga suksesi sportiv i Distria Krasniqit, te mbështetja për studentët e shkëlqyer, e deri te inovacionet që ndërtojnë ura komunikimi dhe rikthejnë vlerën e librit në jetën tonë. Gjithashtu, lëvizja ‘Social Friday’ po na fton të rimendojmë si kalojmë kohën dhe si kontribuojmë për komunitetin tonë.

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me ne, duke ndarë çdo lajm, emocion dhe shpresë:).

Me ju pranë, vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të bashkuar dhe plot mundësi për të gjithë. Shihemi javën tjetër me histori të reja frymëzuese! /Katror.info


Contents
Mirësevini në edicionin e 18-të të Newsletter-it tonë!Këtë javë kemi përgatitur për ju një përmbledhje me lajme të mira dhe ngjarje inspiruese që tregojnë se si Kosova dhe komuniteti ynë po ecin përpara me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më të ndritur. Nga arritjet sportive të Distria Krasniqit, e cila na bëri krenarë duke u shpallur nënkampione bote në xhudo, deri te investimet në arsimin e brezit të ri me ndarjen e 96 bursave për studentët më të dalluar, kjo javë na kujton fuqinë e punës së palodhur dhe shpresën që vjen me përkushtimin.Por nuk ndalojmë këtu! Në këtë edicion do të njiheni me iniciativën “Social Friday”, një koncept i ri që po merr jetë për të sjellë një kuptim të ri pasdites së së premtes, duke na bashkuar për veprime sociale dhe solidaritet në komunitet. Po ashtu, do të sjellim momente nga hapja e Panairit të 25-të të Librit në Prishtinë, një ngjarje kulturore që na fton të zbulojmë botën e dijes dhe imagjinatës përmes leximit.Ndërkohë që teknologjia vazhdon të sfidojë kufizimet, do të zbulojmë pajisjen inovative që u mundëson personave me vështirësi në komunikim të shprehin zërin e tyre, duke na rikujtuar se përfshirja dhe mundësitë janë të arritshme për të gjithë. Dhe për t’u mbyllur me një shenjë pozitive për të ardhmen, Kosova ruan stabilitetin demografik me një rritje të qëndrueshme të lindjeve në vitin 2024, duke krijuar bazën për zhvillim dhe jetë të mirë për brezat që vijnë.Bashkohuni me ne në këtë udhëtim përmes lajmeve që na mbushin me krenari dhe energji pozitive — sepse çdo hap përpara është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë ne!Lajmi më i mirë që ka qëndruar në kutinë tonë këtë javë:Distria Krasniqi nënkampione e botës në xhudo!Distria Krasniqi shkëlqeu përsëri në Botërorin e xhudos në Budapest, duke u shpallur nënkampione e botës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në finale, ajo u përball me xhudisten japoneze Uta Abe, një nga xhudistet më të mëdha në histori. Edhe pse Distria dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, Abe në minutën e fundit realizoi një hedhje për Ippon, duke fituar ndeshjen.Gara e Distrias ishte e jashtëzakonshme. Ajo mposhti bindshëm brazilianen Jessica Pereira, më pas Francinen Echevarrian nga Puerto Riko, xhudisten hungareze Reka Pupp dhe në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, duke siguruar kështu për herë të parë në karrierë finalen e një Kampionati Botëror për të rritur.Ky sukses është vetëm një kapitull tjetër në karrierën e pasur të 29-vjeçares, e cila ka fituar medalje të shumta në gara botërore dhe evropiane, përfshirë edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe medaljen e argjendtë në Paris 2024.Suksesi i Distria Krasniqit është një dëshmi e qartë e talentit dhe përkushtimit shqiptar në sportin botëror, dhe një burim i madh krenarie për gjithë Kosovën. Me arritjet e saj dhe përpjekjet e vazhdueshme të xhudistëve të tjerë si Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, e ardhmja e xhudos kosovare duket shumë premtuese.Ky Botëror po tregon se Kosova është një forcë serioze në arenën ndërkombëtare, duke inspiruar brezat e rinj të ndjekin ëndrrat dhe të arrijnë majat.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluarKomuna e Prishtinës ka ndarë 96 bursa për studentët më të dalluar të kryeqytetit, si një formë mbështetjeje për përkushtimin dhe arritjet e tyre akademike. Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave, kryetari Përparim Rama dhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini, theksuan rëndësinë e investimit në të rinjtë si faktor kyç për zhvillimin e qytetit dhe të vendit në përgjithësi.”Bashkë me drejtorin e Arsimit, Samir Shahini, ndamë 96 bursa për studentët më të dalluar të Kryeqytetit, si mbështetje konkrete për përpjekjet e tyre në rrugën drejt dijes dhe suksesit. Këto bursa janë më shumë se ndihmë financiare, janë vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe talentin që të rinjtë tanë po tregojnë çdo ditë”, theksoi kryetari Përparim Rama.Këto bursa synojnë të vlerësojnë disiplinën, talentin dhe suksesin e studentëve, duke ofruar mbështetje konkrete për rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Kryetari Rama u shpreh se të rinjtë e vlerësuar përfaqësojnë forcën që do të kontribuojë në zhvillimin e ardhshëm të Prishtinës dhe Kosovës.Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!Pajisja që flet për ata që nuk mund të flasin – inovacion kosovar që sfidon kufizimetNë Kosovë, një projekt inovativ ka sjellë një zgjidhje teknologjike për personat me aftësi të kufizuara në të folur. Pajisja Text-To-Speech, e zhvilluar nga profesor Laurik Helshani dhe studenti Burim Berisha, është një aplikacion që ndihmon përdoruesit të shndërrojnë tekstin në zë, duke zgjedhur gjuhën shqipe, anglisht ose gjermanisht.Ky inovacion synon të thyejë barrierat në komunikim dhe të lehtësojë integrimin social dhe edukimin e personave me nevoja të veçanta. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni përshtatet me stilin dhe intonacionin e përdoruesit, duke ofruar një përvojë natyrale dhe funksionale.Përkundër sfidave në sigurimin e pajisjeve dhe komponentëve, ekipi ka punuar vullnetarisht dhe me përkushtim për realizimin e projektit, që tashmë ka marrë komente pozitive dhe synon të integrohet në sistemin arsimor në Kosovë.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.U mbajt Panairi i 25-të i Librit në Prishtinë: “Inteligjenca rrjedh nga libri”Gjatë kësaj jave, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u zhvillua edicioni jubilar i Panairit të 25-të të Librit “Prishtina 2025”. Nën moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, panairi bashkoi rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, duke prezantuar mbi 2000 tituj të rinj dhe duke ofruar më shumë se 40 aktivitete kulturore si promovime dhe diskutime.Në këtë ngjarje u përkujtuan edhe përvjetorë të rëndësishëm të figurave të shquara të letërsisë shqiptare, ndër të cilët Martin Camaj, Faik Konica, Pashko Vasa dhe Pjetër Bogdani. Drejtuesit e organizatës dhe përfaqësuesit e komunës theksuan rëndësinë e librit si burim kryesor i dijes dhe zhvillimit të inteligjencës, veçanërisht në epokën e teknologjisë.Panairi përfundoi më 15 qershor, duke sjellë një javë të pasur me ngjarje letrare dhe duke fuqizuar dashurinë për kulturën dhe letërsinë në hapësirën shqiptare.Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!A e dini çfarë është Social Friday?Ne në Katror po e mbështesim fuqishëm këtë lëvizje inovative që po ndryshon mënyrën se si kalojmë pasditet e së premtes! Social Friday është një mundësi unike për t’i dhënë kuptim orëve që zakonisht humbasin në rutinë, duke kontribuar drejt komunitetit dhe duke krijuar një ndikim të vërtetë në shoqëri.Në vend që të ndalemi përpara fundjavës, Social Friday na fton të japim diçka më shumë – për komunitetin, për shoqërinë, për veten. Një iniciativë që po rritet me shpejtësi në Kosovë dhe më gjerë, duke kthyer orët “e humbura” në punë në momente me kuptim dhe ndikim real. Dëshironi të dini si? Na ndiqni më poshtë!Shfleto artikullin e plotë këtu!Kjo javë na ka sjellë shumë arsye për të qenë krenarë dhe të frymëzuar, nga suksesi sportiv i Distria Krasniqit, te mbështetja për studentët e shkëlqyer, e deri te inovacionet që ndërtojnë ura komunikimi dhe rikthejnë vlerën e librit në jetën tonë. Gjithashtu, lëvizja ‘Social Friday’ po na fton të rimendojmë si kalojmë kohën dhe si kontribuojmë për komunitetin tonë.Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me ne, duke ndarë çdo lajm, emocion dhe shpresë:).Me ju pranë, vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të bashkuar dhe plot mundësi për të gjithë. Shihemi javën tjetër me histori të reja frymëzuese! /Katror.info



Mundesh me e lexu edhe…

Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO


- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -





Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kush janë kandidatët e deritashëm për të parin e Prishtinës?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    ‘Sevap City Blue’, nga Genc Salihu
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    FBK me video motivuese për basketbollistet e Kosovës U16 në ditën e dytë të FIBA EuroBasket
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    ICK dhe “Kërveshi & Partners” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shërbime juridike falas për startup-et
TAGGED:arritjearsimiartBurim BerishabursaDistria Krasniqikulturalajme të miraLaurik HelshaniLeximilibringjarje frymëzuesePanairi i LibritpeoplePërparim RamaSamir ShahinishkencaSibel HalimiSocial FridayStudentëtTeknologjiaText-To-SpeechTophomeXhudo

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të besosh në të mirën: Rëndësia e optimizmit në shoqëri
Artikulli i ardhshëm Dështon përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

FBK me video motivuese për basketbollistet e Kosovës U16 në ditën e dytë të FIBA EuroBasket

16 Shikime
Lajme të mira

ICK dhe “Kërveshi & Partners” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shërbime juridike falas për startup-et

15 Shikime
Lajme të mira

Anibar përmes “Eco-Nest” bashkon artin dhe natyrën në zemër të Pejës

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?