Zvicra e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024. “Helvetikët” në dy ndeshjet e para kanë shënuar po aq fitore, ndërsa nuk kanë pësuar asnjë gol.
Zvicra fillimisht e mposhti Bjellorusinë me rezultat 5:0 e më pas edhe Izraelin me 3:0.
I kënaqur me nismën është shprehur edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
“Patëm një paraqitje dominuese, sidomos në pjesën e dytë. Gjashtë pikë nga dy ndeshje, asnjë gol i pësuar. Kjo është gjithçka që mund të bëni. Nuk është gjithmonë e lehtë kur je favorit në grup, por ne jemi gati për sfidë”, tha Xhaka pas ndeshjes.
Zvicra gjendet në Grupin I bashkë me Kosovën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën./Katror.info