Një 7-vjeçar nga Sacramento u bë shpëtimtari i një vogëlushi 3-vjeçar, i cili me shumë gjasa do të ishte mbytur po të mos kishte pranuar ndihmë nga Messiah.
Massiah Browne ishte duke e shijuar pishinën në kompleksin e apartamenteve ku jeton, kur e vuri re diçka të pazakontë.
“Isha duke u larë në pishinë dhe më pas pashë një djalë në fund të pishinës”, tha Massiah, nxënës i klasës së dytë, për “Good morning, America”. “kështu që shkova ta shpëtoj”.
Duke notuar në 6 metra ujë, ai kapi krahun e një vogëlushi 3-vjeçar, sytë dhe goja e të cilit ishin të hapura dhe arriti ta tërhiqte në sipërfaqe, ku motra e Massiah, Savannah 9-vjeçare, ndihmo të dilnin nga pishina, shkruan The Good News Network
Të rriturit që e kishin parë situatën që po ndodhte, e kishin telefonuar 911 dhe vrapuan për të ndihmuar. Sipas ABC, nëna e Savannah-s kreu CPR tek fëmija i cili u ndihmua të merrte përsëri frymë deri sa erdhën ekipi i shpëtimtarëve.
“Fëmija u transportua në gjendje kritike me të gjitha përpjekjet e avancuara të mbështetjes jetësore të ofruara nga zjarrfikësit e Sacramento”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Sacramento.
- Advertisement -
Babai i Massiah, Marcus, një boksier olimpik që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike 2012 në Londër, tha se djali të tij i pëlqen uji dhe noton si peshk, por që pavarësisht habisë, me të vërtetë përshkruante karakterin e Massiah.
“Ai është tejet empatik, kështu që për të që të bëjë diçka të tillë, dua të them, nuk është asgjë jashtë normës, është thjesht çudi që prej 7 vjeç po bën diçka të tillë”, shtoi babai./Katror.info