Apple dhe dizenjuesi japonez Issey Miyake kanë nxjerr në treg iPhone Pocket, një aksesor inovativ dhe intersant për iPhone, i frymëzuar nga koncepti i “një cope tulle”. Ky produkt gërsheton kombinon stilin ikonik të markës me funksionalitetin e përditshëm. iPhone Pocket ka një ndërtim unik prej rrjete 3D e projektuar për t’iu përshtatur çdo përmase të iPhone dhe artikujve të vegjël xhepi.

I lindur nga ideja e krijimit të një xhepi shtesë, dizajni i tij i thjeshtë e mbledh plotësisht iPhone-in, duke u zgjeruar për t’iu përshtatur artikujve të tjerë të përditshëm. Kur shtrihet, pëlhura prej rrjete zbulon në mënyrë delikate përmbajtjen e saj, duke u lejuar përdoruesve të shohin ekranin e telefonit. iPhone Pocket mund të vishet në mënyra të ndryshme; në dorë, i lidhur me një çantë ose thjesht si “cross body” si një cantë. Ai vjen në dy variante. Modeli me rrip të shkurtër është i disponueshëm në tetë ngjyra (limon, mandarinë, vjollcë, rozë, pavone, safir, kanellë dhe të zezë), çmimi 149,95 dollarë, përcjell TAR.
Ndërkaq, ka kaluar më shumë se një muaj që kur Apple prezantoi serinë e re të smartfonëve dhe rezultatet më të fundit të shitjeve tregojnë se iPhone 17 është duke bërë namin. Sipas një raporti të ri nga kompania analitike Counterpoint, kërkesa për modelet e reja është ndjeshëm më e lartë krahasuar me paraardhësit e tyre. Të dhënat tregojnë se seria iPhone 17, në dhjetë ditët e para të disponueshmërisë së saj në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, e ka tejkaluar shitjen e serisë iPhone 16 me një rritje mbresëlënëse prej 14 për qind.
Analiza tregon se modelet premium, iPhone 17 Pro dhe 17 Pro Max, kanë shënuar një rritje shitjesh prej rreth 12 për qind në krahasim me modelet Pro të vitit të kaluar. Edhe më befasues është modeli bazë, iPhone 17, i cili ka rezultuar të jetë 31 për qind më i kërkuar sesa paraardhësi i tij, iPhone 16. Anëtari i katërt i familjes së re, iPhone Air, gjithashtu po shitet më mirë se modeli që e zëvendëson, iPhone 16 Plus. Analistët e Counterpoint theksojnë një prirje interesante si një nga faktorët kryesorë që po e nxit kërkesën. Bëhet fjalë për “blerësit nga periudha e COVID-19”. /Katror.info











