Java e gjashtë e ProCredit Superligës do të sjellë një përballje të pritshme mes dy skuadrave që ende nuk kanë pësuar humbje këtë sezon. Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Bashkimit dhe GO+ Pesës, të dyja me pesë fitore nga pesë ndeshje, duke treguar një formë të jashtëzakonshme në garat e elitës.
Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe e barabartë, me të dy skuadrat që synojnë të vazhdojnë rrugën e tyre të pamposhtur. Takimet e mëparshme mes këtyre dy ekipeve kanë dhënë spektakël dhe emocione, dhe kështu pritet të ndodhë edhe këtë të shtunë në Prizren.
Kalendari i ndeshjeve për javën e gjashtë të ProCredit Superligës:
E shtunë:
17:00 Golden Eagle Ylli – Bora
19:00 Bashkimi – GO+ Peja
E diel:
17:00 Trepça – Rahoveci 029
19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
/Katror.info











