Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.
Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Këta hetues ishin të pranishëm pas vendimit për rifillimin e numërimit, i cili ishte ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime.
Rezultatet përfundimtare të këtij procesi pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të verifikimeve të nevojshme./Katror.info











