Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerata e vitit 2025.
Kjo arritje e rëndësishme tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar kuadro të përgatitura në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë. Gjatë katër viteve të studimeve, Enderoni ka ndjekur programin profesional së bashku me kadetë nga mbarë globi, duke fituar njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Pas diplomimit, Enderon Vuthaj do t’i bashkohet radhëve të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të kontribuar në forcimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së, duke ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Forca e Sigurisë së Kosovës përgëzon kadetin Vuthaj dhe thekson rëndësinë e këtij suksesi për zhvillimin profesional dhe fuqizimin e strukturave të sigurisë në Kosovë./Katror.info