Filmi kandidues i Kosovës për Oscars 2022 – ‘Në Kërkim të Venerës’ do të shfaqet sot në Kino ARMATA, si pjesë e Muajit të Filmit Evropian.
‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati i Kosovës në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023.
“Përveç rrugëtimit të suksesshëm në festivale, ‘Në kërkim të Venerës’ përfaqëson autenticitetin por edhe shumëllojshmërinë tematike që trajton kinemaja kosovare viteve të fundit. Në mënyrë të pashembullt filmi të bën të vëzhgosh nga distanca, përderisa në të njëjtën kohë të lidhë me secilin personazh. Ne besojmë se bota ka nevojë për filmbërës autentikë, dhe qasja e gjuha unike e Norika Sefës e bën filmin një kandidat të denjë për këtë garë,” u shpreh komiteti selektues i Kosovës përgjegjës për përzgjedhjen e filmit.
Filmi është bashkëprodhim në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Kaçanikut.
Ai do të shfaqet në Kino ARMATA duke filluar nga ora 20:00, dhe kohëzgjatja e tij është 111 minuta. Merre shoqninë me veti e mos e humbni mundësinë me pa këtë film së bashku.