Katror Media e ka marrë punën seriozisht. Pleqt’ kanë thanë punëtorit kush sherrin s’ia ka pa. Dhe në vendin tonë ka shumë punëtorë të zot’ e aktivista që s’ndalen t’u e bo Kosovën edhe secilin qytet e fshat çdo ditë ma të mirë.
Nisur prej kësaj si medium kemi mendu me ua dit’ për nder krejt kompanive/bizneseve që ndajnë prej mundit e djersës së tyrë buxhet për me përkrah sportin dhe sportistët vendorë. Janë po k’to vajza e djem sportista/e që kan’ bo që flamuri jonë megjithëse i ri si simbol, por me shumë histori e sakrificë, me valu mas nalti edhe aty ku s’jemi të pranum e s’jemi bash bash të barabartë.
Po qysh u bo që kaq shpejt në disa sporte me i mbrri majat e suksesit, me kan’ prezent e me u përfaqësu shpesh triumfues e gjithmonë dinjitetshëm nëpër krejt cepat e botës ku bohet sport.
Puna dhe vetëm puna.
Na e dimë ku jemi kan’ e shpesh është mirë me u kthy me mendu ku na paten lan’… n’lloç … po po bukfalisht n’lloç.
Por, kjo s’e ka ndal Majlinden, Toni Kukën, Distrian, Muriqin, Rashicën e krejt tjerët me punu e me kallxu kulturë, disiplinë dhe rezultate e me mb’rri sukses. E për me mb’rri sukses duhet me pas edhe kushte. Sot shpesh kushtet mungojnë, por nuk mungon vullneti e dëshira me ndihmu.
Katror Media këtë e ka vlerë të veten, vullnetin me ndihmu çdo ditë për me mbrri sukses, me bo vendin tonë ma të mirë e me u prezantu sa ma mirë nëpër botë si të barabartë mes të barabartëve.
Kemi fillu krejt rastësisht më i ndihmu kompanitë (me një muaj reklamim pa pagesë në katror.info) që e bon të mundshëm turnirin e Pingpongut mes bizneseve në Prishtinë të organizuar me standarde të larta nga bashkëpunëtori ynë PRiPING.
E kemi vazhdu me sponsorizuesit e Klubeve të Pingpongut Kosovari dhe PRiPING.
Vec te kishi pa mirënjohjen dhe falenderimin në sytë e pronarëve të bizneseve… Krenari që edhe mediat po ua dinë për nder e po i vlerësojnë.
Këtë po e bëjmë edhe sot, pra të gjitha ju biznese që e përkrahni sportin dhe sportistat nga Juniku në Gjilan e nga Hani i Elezit në Mitrovicë të gjithë pa dallim jeni të ftuar të reklamoheni në Katror Media për një muaj pa pagesë 🙂
Krejt çka duhet me dëshmu është një marrëveshje që keni me klubet/sportistat apo ndonjë dëshmi pagese që keni bo për sport dhe deri me datën 31 mars 2023 të na kontaktoni në:
Adresa: Rr. Ahmet Krasniqi, nr. 40, Arbëri, Prishtinë – 10000
📲 Telefoni: 0038345720430 | 0038349445995
📧 Email: [email protected]
Kurrgjo s’na kushton me jep diçka prej vetes e me bo punë të mëdha në përkrahje të sportit dhe sportistëve tanë e kjo është e rregulluar edhe me Ligjin për Sponsorizime.
Falë kontributit të bizneseve në sport shumë klube mbesin gjallë e shumë talent/e nuk e marrin rrugën e mërgimit por rrinë k’tu. Ata rrinë edhe kur ju ofrohen milionat me i ndrru ngjyrat e flamurit. Majlinda nuk i ndrroi, nejti në vendin e vet, e pat një vizion, na bëri krenarë dhe e arriti qëllimin!
E rrugën e saj duhet me ndjek krejt na.
Sportistet nga Kosova kanë fituar 3 medalje të arta Olimpike, shumë medalje të tjera në kompeticione të ndryshme sportive evropiane dhe botërore.
Lajme të Mira ka mjaft në Kosovë, shpesh jemi edhe vet protagonistë edhe si individ edhe si media.
Jemi në ditët e festës së Pavarësisë dhe nëpër festa jemi krejt bashkë. Jemi bashkë rreth një tryeze që po rri në këmbë me vështirësi, por ama nëse çdo ditë punohet mirë, këmbët e tryezës do të forcohen edhe ma shumë e gjeneratat e reja kan’ me u mbështetë të sigurt, me nda mes vete gëzimin e suksesit të Kosovës, vendit tonë!
Nga Katror Media dhe stafi ynë, GËZUAR PAVARËSINË KOSOVË!
Për me pa ma shumë këso iniciativa dhe Lajme të Mira kliko këtu dhe pëlqeje/follow @Katror.info