Vjeshtës i shkojnë do ambëlsina t’cilat gërshetojnë aromën e kanellës me frutat dhe perimet sezonale, këtë e dëshmojnë recetat e ndryshme, siç asht ajo e “Pumpkin Bread”, por edhe receta jonë e radhës.
Mollë e kanellë bahen bashk n’kekun tonë t’famshëm për me t’lumtunu e me ta ofru nji super shije me secilën kafshatë. E 4 hapa t’thjeshtë me u ndjekë e dëshmojnë se për me dal diçka e mirë, nuk ka nevojë me qenë e komplikume e as e vështirë. Andaj, mjafton me i ndjekë hapat tanë për me e përgatitë kekun me mollë dhe kanellë brenda 1 ore.
PËRBËRËSIT:
1 e ½ gotë miell
1 lugë gjelle kanellë
2 lugë çaji sodë buke
¼ lugë çaji kripë
1 gotë sheqer
½ gotë pure molle (mollë n’blender)
½ gotë vaj luledielli
2 ve (n’temperaturë dhome)
1 lugë çaji ekstrakt vanille
1 mollë (e grirë n’rende)
HAPI 1:
Fillimisht nxeje furrën n’180 C dhe fillo me përgatitje. N’nji enë shto miellin, kanellën, sodën e bukës dhe kripën. Përziji ato dhe leji me nji anë. N’nji enë tjetër t’thellë shto sheqerin, salcën e mollës dhe vajin,. Përzije masën mirë deri sa t’shpërbahet plotësisht.
HAPI 2:
Shton vezët nji nga nji n’pjatëm me salcë molle dhe përzije masën vazhdiisht. Shto ekstraktin e vanillës dhe sigurohu që masa asht e përzime mirë.
HAPI 3:
Përdore nji spatullë gome, shtoje mollën e grirë n’masën me ve. Shto përbërësit e thatë dhe përzije masën deri sa brumi t’mos ketë ma kokrra.
HAPI 4:
N’kallëp për kek vendose letrën për pjekje e sipër shtoje masën e kekut. Vendose tepsinë n’furrën paraprakisht t’nxehtë e pjeke për 50-60 minuta; deri sa t’krijohet nji kore e kafët nga jasht. Sigurohu me rrëmojse me e pa se a asht pjekë për brenda keku dhe llargoje prej furrës. Leje kekun me u ftohë për nja nji orë e pastaj preje n’rriska dhe servo.
REZULTATI:
Shijoje këtë recetë kështu sikurse asht, ose shoqnoje kekun me kompot mollash t’katunit, apo me ja thy pak edhe me kompotin prej dardhe. Mos harro me ja qitë vehtes nji filxhan çaj me xhenxhefil dhe shafran, ose kafe e shijoje n’qetësi këtë super-ambëlsinë. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria