Kushdo që asht merakli i kafes e çajit e din që këto t’dyja ma s’miri shkojnë kur i shoqnon me diçka t’ambël e t’lehtë n’shije. Keksat e kekët e ndryshëm patjetër që zajnë vend t’veçantë n’tavolinën e shtume me çaj a kafe, veçanarisht kur presim mysafir.
Keksat me limon janë prej ambëlsinave ma klasike që na e ndreçin secilën nejë e llaf, veçanarisht kur dojmë me i shoqnu pijet e nxehta me diçka t’ambël. E që nuk kanë me dështu me i impresionu t’tjerët e kupton veç nëse provon me i përgatit, sepse jemi t’bindun që i madh e i vogël kanë me i fshi.
PËRBËRËSIT PËR KEKSAT:
1/2 gotë gjalpë e zbutur (n’temperaturë dhome)
1/2 gotë sheqer
1 ve
2 lugë qumësht
1 e 1/2 gotë miell
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
1/4 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle lang limoni / ekstrakt limoni-Opsional
Lëvorja e 1 limoni (e grirë)
PËRBËRËSIT PËR KREMIN DEKORUES:
2/3 filxhan sheqer pluhur
2 deri në 4 lugë çaji lëng limoni të freskët
HAPI 1:
Shto gjalpin n’mikser dhe përzije masën deri sa t’zbutet i gjithë gjalpi. Shto sheqerin, langun e limonit dhe përzije masën mirë.
HAPI 2:
Shto miellin bashk me pluhurin për pjekje dhe përzije masën mirë – deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
HAPI 3:
Merr pak folie plastike, ngjeshe masën, vendose e mbështjelle me folie dhe fute n’frigorifer masën për 3 orë.
HAPI 4:
Nxjerre brumin prej frizit, largoje folien dhe preje masën n’rriska – pra, krijo “qofte” prej tyre. Vendosi n’tepsi dhe lëshoje furrën n’180 C.
HAPI 5:
Pjeki për 8-10 minuta keksat dhe largoji e leji me u ftohë për 30 minuta.
HAPI 6:
Miksin për dekorimin e keksave krijoje duke i përzi përbërësit (sheqerin me langun e limonit) deri sa t’krijohet nji masë sosi. Dekoroji keksat me lugë ose shiringë gatimi. Servo
REZULTATI:
Shijoji keksat me nji filxhan çaj ose kafe, a nji gotë qumësht, ruji dikund ku nuk ka lagështi. Kuptohet, nëse qëndrojnë aq gjatë pa u hangër. Ndërkaq, ne jemi t’bindun që kurrë ma shpejtë nuk ke me mbrri me përgatitë keksa, as ma t’shijshëm e as ma t’shëndetshëm sese këta. E ngjashëm, ti mundesh me i përgatitë edhe keksat klasik me gjalpë kikiriku, apo keksat prej tërrshanës, që poashtu i ke gati n’dakik, madje nuk ke nevojë me i pjekë hiç. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria