Meraku për gjana t’ambla asht na shtin me kërku vazhdimisht receta që na shijojnë, por që nuk na marrin shumë kohë, por as nuk na harxhojnë.
Receta e keksave me xhenxhefil asht nji prej recetave ma t’lehta që mundesh me i përgatitë, sidomos tash që recetat me xhenxhefil janë trend i sezonës. Krejt çka t’duhet për përgatitjen e keksave me xhenxhefil kryhet brenda 15 minutave.
PËRBËRËSIT:
1 gotë miell
5 lugë gjelle sheqer t’kafët
2 lugë çaji xhenxhefil pluhur
½ lugë çaji kanellë
1 lugë çaji pluhur pjekjeje / pecivë
1 lugë çaji sodë buke / sodë bikardon
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji arrë muskati (Nutmeg)
½ gotë gjalpë (n’temperaturë dhome)
1 lugë mjaltë
HAPI 1:
Nxeje furrën paraprakisht n’180 C. Përgatite tepsinë me letër për pjekje dhe fillo përgatitjen. Shto përbërësit e thatë n’procesor apo n’enë t’thellë dhe përziji ato mirë. Shto gjalpin e zbutun n’temperaturë dhome dhe përzije deri sa t’shpërbahet tanësisht masa dhe t’krijohet nji masë brumore.
HAPI 2:
Merr pak nga masa (1 e 1/2 lugë gjelle) dhe krijo toptha prej tyre, shtypi ato dhe krijo formë “pleskavice”. Vendosi keksat n’furrë dhe pjeki për 10-11 minuta. Largo dhe leji me u ftohë për 30 minuta e pastaj servo.
REZULTATI:
Shijoji keksat me nji filxhan kafe apo çaj xhenxhefili, ose jepja fëmijëve me nji gotë qumësht, ruji dikund ku nuk ka lagështi. Kuptohet, nëse qëndrojnë aq gjatë pa u hangër. Ndërkaq, ne jemi t’bindun që kurrë ma shpejtë nuk ke me mbrri me përgatitë keksa, as ma t’shijshëm e as ma t’shëndetshëm sese këta. E ngjashëm, ti mundesh me i përgatitë edhe keksat prej tërrshanës, apo keksat me gjalpë kikiriku, që poashtu i ke gati n’dakik, madje nuk ke nevojë me i pjekë hiç. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria