Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është shndërruar në njërin nga futbollistët më të rëndësishëm te Mallorca. Dhe, një gjë tashmë është realitet. Mallorca, është totalisht e varur Muriqi.
Kështu shkruhet në artikullin e gazetës spanjolle “Marca”.
Mund të thuhet se sa herë nuk ka luajtur sulmuesi kosovar, skuadra e Javier Aguirre, ka humbur. Kjo të paktën ka ndodhur tre herë gjatë këtij edicioni.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtë të diel kur ekipi i futbollistit nga Prizrenit, do të luajë me Real Sociedadin.
Kjo, pasi që Muriqi, është ndëshkuar me kartonin e verdhë në ndeshjen kundër Elches, të pestin, që ia pamundëson paraqitjen gjatë kësaj ndeshje.
28-vjeçari, ka shënuar 10 gola deri më tani në La Liga, duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës.
Aguirre, tani thuajse është plotësisht i varur nga shërbimi i “Piratit”, kjo pasi që nuk ka zëvendësues adekuat./Katror.info