katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
    14 hours ago
    Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet
    14 hours ago
    Bislimi dhe Ismaili presin përfaqësuesin e Bundesbank në Prishtinë
    14 hours ago
    Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për energjinë e ripërtëritshme
    11 hours ago
    “Syrigana” e Petrit Halilajt do të hapet në Berlin
    12 hours ago
    Prishtina shkruan kapitull historik në E-sports
    12 hours ago
    Oficeri i FSK-së nderohet në ShBA me “Distinguished International Honor Graduate”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taika Waititi rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd
    12 hours ago
    Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës
    13 hours ago
    Ryan Gosling dhe Will Ferrell në bisedime për filmin e ri “Tough Guys”
    19 hours ago
    Cross Roads Festival fillon sot në Han të Elezit
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    7 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    2 weeks ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    6 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    6 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    1 week ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    2 days ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    4 days ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    6 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova që punon, përfaqëson dhe frymëzon: Java në pesë ngjarje – Edicioni #14
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Kosova që punon, përfaqëson dhe frymëzon: Java në pesë ngjarje – Edicioni #14

Last updated: 24/05/2025 10:26 AM
48 Shikime
Shpërndaje
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
Majin po e mbyllim me të njëjtin vrull që e nisëm – të mbushur me shembuj të përkushtimit, sukseseve dhe frymës bashkëpunuese që e bëjnë Kosovën të duket dhe të ndihet pjesë e botës. Kjo javë solli një mori ngjarjesh pozitive që, edhe pse ndodhin në vende të ndryshme, bashkohen në një mesazh të përbashkët: përfaqësim me dinjitet, zhvillim të qëndrueshëm dhe ngritje personale e kolektive.
Në edicionin e 14-të të ‘5 Good News’, fillojmë nga Berna, ku flamujt e Kosovës zbukuruan qendrën e qytetit në pritje të vizitës së Presidentes Osmani – një gjest simbolik miqësie mes Kosovës dhe Zvicrës, i kurorëzuar me një dolli për partneritetin mes dy vendeve. Po këtë javë, në Podujevë u hodh hapi i parë drejt një të ardhmeje më të përballueshme për qytetarët me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm.
Nga ana tjetër, në skenën ndërkombëtare të dijes, Esma Fera na bëri krenarë duke u vlerësuar me ‘Magna Cum Laude’ në studimet e saj në SHBA. Ndërkohë në Gjermani, Leon Thaçi theu një rekord shtetëror në atletikë, duke treguar talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Dhe për ta përmbyllur me frymëzim ekologjik, organizata ‘Ec Ma Ndryshe’ shënoi Ditën Botërore të Bletëve me aktivitete edukative për fëmijë dhe të rritur – një kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe edukimit të brezave të rinj.

Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:

Kosova në zemër të Zvicrës: Presidentja Osmani forcon miqësinë me Bernën

Një atmosferë e veçantë mbretëroi në Bernë këtë javë – flamujt e Kosovës valëviteshin në qendrën e qytetit, duke paralajmëruar një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë–Zvicër. Vizita zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani në kryeqytetin zviceran u shndërrua në një manifestim të qartë të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.
Ky gjest simbolik, por shumë domethënës, u pasua me takime të nivelit të lartë dhe një pritje zyrtare, ku Presidentja ngriti një dolli për partneritetin dhe solidaritetin e ndërsjellë – veçanërisht për rolin që Zvicra ka luajtur në mbështetjen e shtetndërtimit dhe diasporës kosovare.
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
Një vizitë historike për Republikën e Kosovës! Një kapitull i ri në partneritetin Kosovë-Zvicër”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
Me këtë vizitë, Presidentja Osmani dëshmoi edhe një herë rolin e saj aktiv në diplomacinë ndërkombëtare, duke forcuar zërin e Kosovës në arenën evropiane dhe duke e thelluar bashkëpunimin me një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë. Ajo jo vetëm përfaqësoi vendin me dinjitet, por theksoi edhe vlerat demokratike që bashkojnë Kosovën dhe Zvicrën – përfshirjen, barazinë dhe solidaritetin.

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK

Kosova dhe Shqipëria nikoqire të stërvitjes më të madhe ushtarake shumëkombëshe në rajon: “Defender Europe 25”

Më 25 maj, Kosova dhe Shqipëria mirëpresin stërvitjen e përbashkët ushtarake “Defender Europe 25”, një nga më të mëdhatë e këtij lloji në rajon, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM) . Kjo stërvitje përfshin forcat e NATO-s dhe partnerët e saj, duke synuar rritjen e gatishmërisë, ndërveprueshmërisë dhe aftësisë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave aleate .
FOTO: OPINION.AL
Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.
“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo stërvitje simbolizon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke treguar përkushtimin e Kosovës dhe Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon.

Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!

Një hap drejt një jete më të përballueshme në Podujevë

Në Podujevë është hedhur këtë javë gurthemeli për ndërtimin e një objekti të banimit të përballueshëm – një projekt që synon të ofrojë strehim dinjitoz për familje që kanë më së shumti nevojë. Ky investim konkret përmirëson drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe tregon një angazhim të qartë për politika sociale gjithëpërfshirëse në nivel lokal.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Qeveria po ofron më shumë se sa kërkojnë komunat, duke shtuar se projekti tashmë është duke filluar në Podujevë.
Zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka, bëri të ditur se vetëm 13 nga 38 komunat kanë aplikuar për këtë program, duke e cilësuar mungesën e interesimit si një shenjë të papërgjegjësisë nga disa udhëheqës komunale.
FOTO: KOMUNA E PODUJEVËS /FACEBOOK
“Në mesin e komunave të zgjedhura janë Istogu, Podujeva, Gjilani dhe Peja. Është e dhimbshme që shumica e komunave nuk kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke mohuar të drejta themelore siç është e drejta e banimit,” tha Raka.
FOTO: KOMUNA E PODUJEVËS /FACEBOOK
Banimi i përballueshëm nuk është vetëm një çështje ndërtimi – është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë, ku askush nuk mbetet jashtë. Iniciativa si kjo japin shpresë për qytetarët dhe i afrojnë institucionet më pranë nevojave reale të komunitetit. Në këtë rast, Podujeva po bëhet shembull i një qasjeje më humane dhe të qëndrueshme ndaj planifikimit urban.

Artikullin e plotë e gjeni këtu!

Nga Kosova në SHBA me krenari: Esma Fera nderohet me ‘Magna Cum Laude’!

Një tjetër e re frymëzuese vjen nga diaspora jonë akademike: Esma Fera është vlerësuar me çmimin prestigjioz ‘Magna Cum Laude’ në përfundim të studimeve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky sukses nuk është vetëm një njohje për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, por edhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që të rinjtë tanë bartin me vete kudo që shkojnë.
FOTO: ESMA FERA /FACEBOOK
Në mesin e mbi 3,000 studentëve që përfunduan studimet këtë vit, Esma ka spikatur jo vetëm për përkushtimin e saj akademik, por edhe për arritjet e jashtëzakonshme. Ajo është nderuar me titullin “Magna Cum Laude”, një vlerësim që u jepet studentëve me rezultate të larta në studime.
Esma, përmes këtij arritjeje, na kujton rëndësinë e investimit në dije dhe edukim cilësor – jo vetëm për përfitim personal, por edhe si një kontribut i çmuar për shoqërinë. Ajo është një model i vërtetë për të rinjtë e Kosovës që ëndërrojnë të shkojnë larg, pa harruar nga vijnë.

Suksesi i saj flet me gjuhën e vlerave që nuk njohin kufinj: përkushtim, dije dhe krenari.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.

Leon Thaçi thyen rekord shtetëror në Gjermani – talenti që nuk ndalet

Në Stuttgart të Gjermanisë, atleti i ri Leon Thaçi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm: ai theu rekordin shtetëror të Kosovës në garën 1500 metra, duke lënë një shenjë të re në historinë e atletikës sonë. Me kohën dhe performancën e tij, Leon po tregon se sporti në Kosovë ka të ardhme, dhe ajo e ardhme është tashmë duke garuar nëpër pista ndërkombëtare.
Në garën prestigjioze ndërkombëtare “Internationales Läufermeeting Plietzhausen”, të mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë, Leoni u rendit në vendin e katërt në disiplinën 600 metra. Me kohën prej 1 minutë e 18.16 sekonda, ai jo vetëm që tregoi formë të shkëlqyer, por gjithashtu theu rekordin shtetëror, i cili deri më tani mbahej nga vrapuesi ynë olimpik, Musa Hajdari
FOTO: KLUBI I ATLETIKËS ROGANA /FACEBOOK
Përfaqësimi i tij në Gjermani forcon prezencën sportive të Kosovës jashtë vendit dhe i shton krenari të gjitha sukseseve të fundit që vijnë nga rinia jonë e jashtëzakonshme.

Ky rezultat nuk është vetëm një shifër e re – është një simbol i përkushtimit, punës së palodhshme dhe shpirtit garues që frymëzon breza të rinj.

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Kjo javë na solli pesë lajme që ndriçojnë horizontin e Kosovës – me diplomaci aktive, dije që shpërblehet, sport që tejkalon kufijtë, përpjekje për mirëqenie dhe siguri të përbashkët. Nga flamujt në Bernë që reflektojnë miqësinë mes popujve, te fjala e Presidentes që përforcon pozicionin tonë ndërkombëtar; nga arritjet e rinisë në sport dhe akademi, te angazhimi në stërvitje shumëkombëshe për paqe – çdo ngjarje është pjesë e një tabloje që flet për një shoqëri që po ecën përpara.

Faleminderit që na lexoni dhe që jeni pjesë e këtij rrëfimi javor.
Shihemi të shtunën tjetër – me pesë ngjarje të reja që meritojnë vlerësim dhe reflektim:). /Katror.info


Contents
Majin po e mbyllim me të njëjtin vrull që e nisëm – të mbushur me shembuj të përkushtimit, sukseseve dhe frymës bashkëpunuese që e bëjnë Kosovën të duket dhe të ndihet pjesë e botës. Kjo javë solli një mori ngjarjesh pozitive që, edhe pse ndodhin në vende të ndryshme, bashkohen në një mesazh të përbashkët: përfaqësim me dinjitet, zhvillim të qëndrueshëm dhe ngritje personale e kolektive.Në edicionin e 14-të të ‘5 Good News’, fillojmë nga Berna, ku flamujt e Kosovës zbukuruan qendrën e qytetit në pritje të vizitës së Presidentes Osmani – një gjest simbolik miqësie mes Kosovës dhe Zvicrës, i kurorëzuar me një dolli për partneritetin mes dy vendeve. Po këtë javë, në Podujevë u hodh hapi i parë drejt një të ardhmeje më të përballueshme për qytetarët me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm.Nga ana tjetër, në skenën ndërkombëtare të dijes, Esma Fera na bëri krenarë duke u vlerësuar me ‘Magna Cum Laude’ në studimet e saj në SHBA. Ndërkohë në Gjermani, Leon Thaçi theu një rekord shtetëror në atletikë, duke treguar talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Dhe për ta përmbyllur me frymëzim ekologjik, organizata ‘Ec Ma Ndryshe’ shënoi Ditën Botërore të Bletëve me aktivitete edukative për fëmijë dhe të rritur – një kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe edukimit të brezave të rinj.Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:Kosova në zemër të Zvicrës: Presidentja Osmani forcon miqësinë me BernënNjë atmosferë e veçantë mbretëroi në Bernë këtë javë – flamujt e Kosovës valëviteshin në qendrën e qytetit, duke paralajmëruar një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë–Zvicër. Vizita zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani në kryeqytetin zviceran u shndërrua në një manifestim të qartë të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.Ky gjest simbolik, por shumë domethënës, u pasua me takime të nivelit të lartë dhe një pritje zyrtare, ku Presidentja ngriti një dolli për partneritetin dhe solidaritetin e ndërsjellë – veçanërisht për rolin që Zvicra ka luajtur në mbështetjen e shtetndërtimit dhe diasporës kosovare.Një vizitë historike për Republikën e Kosovës! Një kapitull i ri në partneritetin Kosovë-Zvicër”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.Me këtë vizitë, Presidentja Osmani dëshmoi edhe një herë rolin e saj aktiv në diplomacinë ndërkombëtare, duke forcuar zërin e Kosovës në arenën evropiane dhe duke e thelluar bashkëpunimin me një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë. Ajo jo vetëm përfaqësoi vendin me dinjitet, por theksoi edhe vlerat demokratike që bashkojnë Kosovën dhe Zvicrën – përfshirjen, barazinë dhe solidaritetin.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Kosova dhe Shqipëria nikoqire të stërvitjes më të madhe ushtarake shumëkombëshe në rajon: “Defender Europe 25”Më 25 maj, Kosova dhe Shqipëria mirëpresin stërvitjen e përbashkët ushtarake “Defender Europe 25”, një nga më të mëdhatë e këtij lloji në rajon, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM) . Kjo stërvitje përfshin forcat e NATO-s dhe partnerët e saj, duke synuar rritjen e gatishmërisë, ndërveprueshmërisë dhe aftësisë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave aleate .Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.Kjo stërvitje simbolizon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke treguar përkushtimin e Kosovës dhe Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon.Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!Një hap drejt një jete më të përballueshme në PodujevëNë Podujevë është hedhur këtë javë gurthemeli për ndërtimin e një objekti të banimit të përballueshëm – një projekt që synon të ofrojë strehim dinjitoz për familje që kanë më së shumti nevojë. Ky investim konkret përmirëson drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe tregon një angazhim të qartë për politika sociale gjithëpërfshirëse në nivel lokal.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Qeveria po ofron më shumë se sa kërkojnë komunat, duke shtuar se projekti tashmë është duke filluar në Podujevë.Zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka, bëri të ditur se vetëm 13 nga 38 komunat kanë aplikuar për këtë program, duke e cilësuar mungesën e interesimit si një shenjë të papërgjegjësisë nga disa udhëheqës komunale.“Në mesin e komunave të zgjedhura janë Istogu, Podujeva, Gjilani dhe Peja. Është e dhimbshme që shumica e komunave nuk kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke mohuar të drejta themelore siç është e drejta e banimit,” tha Raka.Banimi i përballueshëm nuk është vetëm një çështje ndërtimi – është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë, ku askush nuk mbetet jashtë. Iniciativa si kjo japin shpresë për qytetarët dhe i afrojnë institucionet më pranë nevojave reale të komunitetit. Në këtë rast, Podujeva po bëhet shembull i një qasjeje më humane dhe të qëndrueshme ndaj planifikimit urban.Artikullin e plotë e gjeni këtu!Nga Kosova në SHBA me krenari: Esma Fera nderohet me ‘Magna Cum Laude’!Një tjetër e re frymëzuese vjen nga diaspora jonë akademike: Esma Fera është vlerësuar me çmimin prestigjioz ‘Magna Cum Laude’ në përfundim të studimeve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky sukses nuk është vetëm një njohje për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, por edhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që të rinjtë tanë bartin me vete kudo që shkojnë.Në mesin e mbi 3,000 studentëve që përfunduan studimet këtë vit, Esma ka spikatur jo vetëm për përkushtimin e saj akademik, por edhe për arritjet e jashtëzakonshme. Ajo është nderuar me titullin “Magna Cum Laude”, një vlerësim që u jepet studentëve me rezultate të larta në studime.Esma, përmes këtij arritjeje, na kujton rëndësinë e investimit në dije dhe edukim cilësor – jo vetëm për përfitim personal, por edhe si një kontribut i çmuar për shoqërinë. Ajo është një model i vërtetë për të rinjtë e Kosovës që ëndërrojnë të shkojnë larg, pa harruar nga vijnë.Suksesi i saj flet me gjuhën e vlerave që nuk njohin kufinj: përkushtim, dije dhe krenari.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.Leon Thaçi thyen rekord shtetëror në Gjermani – talenti që nuk ndaletNë Stuttgart të Gjermanisë, atleti i ri Leon Thaçi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm: ai theu rekordin shtetëror të Kosovës në garën 1500 metra, duke lënë një shenjë të re në historinë e atletikës sonë. Me kohën dhe performancën e tij, Leon po tregon se sporti në Kosovë ka të ardhme, dhe ajo e ardhme është tashmë duke garuar nëpër pista ndërkombëtare.Në garën prestigjioze ndërkombëtare “Internationales Läufermeeting Plietzhausen”, të mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë, Leoni u rendit në vendin e katërt në disiplinën 600 metra. Me kohën prej 1 minutë e 18.16 sekonda, ai jo vetëm që tregoi formë të shkëlqyer, por gjithashtu theu rekordin shtetëror, i cili deri më tani mbahej nga vrapuesi ynë olimpik, Musa HajdariPërfaqësimi i tij në Gjermani forcon prezencën sportive të Kosovës jashtë vendit dhe i shton krenari të gjitha sukseseve të fundit që vijnë nga rinia jonë e jashtëzakonshme.Ky rezultat nuk është vetëm një shifër e re – është një simbol i përkushtimit, punës së palodhshme dhe shpirtit garues që frymëzon breza të rinj.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Kjo javë na solli pesë lajme që ndriçojnë horizontin e Kosovës – me diplomaci aktive, dije që shpërblehet, sport që tejkalon kufijtë, përpjekje për mirëqenie dhe siguri të përbashkët. Nga flamujt në Bernë që reflektojnë miqësinë mes popujve, te fjala e Presidentes që përforcon pozicionin tonë ndërkombëtar; nga arritjet e rinisë në sport dhe akademi, te angazhimi në stërvitje shumëkombëshe për paqe – çdo ngjarje është pjesë e një tabloje që flet për një shoqëri që po ecën përpara.Faleminderit që na lexoni dhe që jeni pjesë e këtij rrëfimi javor.Shihemi të shtunën tjetër – me pesë ngjarje të reja që meritojnë vlerësim dhe reflektim:). /Katror.info


Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:“Defender Europe 25”arritjediplomaciEsma FerakomunitetiKosovakulturalajme të miraLeon ThaçipeoplePodujevapunashkencaShqipëriSiguriaSportiTophomeVjosa Osmani

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Evropa kërkon partneritet të barabartë me SHBA-në në tregti
Artikulli i ardhshëm Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në sesionin e NATO-s në SHBA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për energjinë e ripërtëritshme

11 Shikime
Lajme të mira

“Syrigana” e Petrit Halilajt do të hapet në Berlin

10 Shikime
Lajme të mira

Prishtina shkruan kapitull historik në E-sports

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?