Kosova ka nisur me barazim kualifikimet për ciklin e ri të Evropianit të vitit të ardhshëm. Kosova të shtunën barazoi me rezultatin 1:1 në udhëtim te Izraeli. Ishte në epërsi në pjesën e parë, ndërsa pati mundësi ta fitonte tërë ndeshjen në fund me Milot Rashicën.
Ishte pikërisht harkimi i Rashicës në minutën e 36-të që e shtyu kapitenin e vendësve, Eli Dasa, të shënonte në portën e vet.
Rashica në minutën e 49-të shënoi gol për 2:0, por gjyqtari kryesor e anuloi atë për prekje me dorë, pas shikimit të situatës në VAR.
Në minutën e 56-të, Dor Peretz barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit.
Izraeli barazon në Tel-Aviv
Në pjesën e dytë Izraeli ka barazuar rezultatin në 1:1. Golin e shënoi mesfushori izraelit Dor Peretz. Më herët Kosovës iu anulua goli i dytë që shënoi Rashica nga sistemi VAR.
Kosova shënon golin e parë në kualifikueset për Evropian
Ylli i Kosovës Milot Rashica gjeti mundësinë për t’i shënuar Izraelit në minutën e 36-të, me ndihmën e kapitenit të Izraelit. Milot Rashica harkoi në zonë, ndërsa kapiteni izraelit Eli Dasa shënoi në portën e vet. Kosova shënoi kështu golin e parë në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, në lojën kualifikuese për Euro 2024.
The own goal by Elazar Dasa that gives Kosovo the lead over Israel!⚽️#ISRKOS 🇮🇱🇽🇰 | #EURO2024
pic.twitter.com/fC6FgPFt7n— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) March 25, 2023
Deri tash duket se favorizohet Kosova marrë parasysh formën e mirë të Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës.
Në minutën e 35-të, Kosova falë Rrahmanit i shpëtoi një aksioni të Izraelit. /Katror.info