Pasi që pjesa e parë e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll ka përfunduar, tashmë kemi mësuar çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Përballjet, të cilat janë ndarë në katër grupe, do të zhvillohen nga data 15 deri më 19 shkurt të vitit 2023.
Ndërkaq, në gjysmëfinale takohen fituesi i Grupit A me atë të Grupit D, dhe vendi i parë i Grupit B me fituesin e Grupit C, raporton KP. Finalja është paraparë që të zhvillohet më 19 shkurt të vitit 2023.
Më poshtë mund të gjeni çiftet çerekfinale të këtij turneu.
- Grupi A
Peja – Rahoveci
- Grupi B
Sigal Prishtina – Bashkimi
- Grupi C
Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
- Grupi D
Trepça – Vëllaznimi