Një studim i ri tregon se macet mund të dallojnë erën e njerëzve të tyre nga ajo e të huajve, vetëm përmes nuhatjes.
Studiuesit vunë re se macet kalojnë më shumë kohë duke nuhatur erën e një të panjohuri sesa të pronarit të tyre, gjë që tregon se ato njohin erën e të njohurve dhe përpiqen të kuptojnë më mirë të huajt.
Në eksperiment, maceve iu paraqitën tre tuba plastikë: një me aromën e pronarit, një me aromën e një të huaji dhe një pa aromë (kontroll). Aromat u morën nga zona si sqetulla, pas veshit dhe ndërmjet gishtave të këmbës.
Kur nuhatnin erën e pronarit, macet kalonin shpejt tek tuba tjetër, duke treguar se e njihnin menjëherë. Por kur përballeshin me aromën e një personi të panjohur, ndalonin më gjatë për ta analizuar.
Studiuesit vunë re gjithashtu se macet fillonin të nuhasnin me vrimën e djathtë të hundës, pastaj kalonin te e majta – një sjellje që sugjeron se ato përdorin anë të ndryshme të trurit për detyra të ndryshme, një fenomen i ngjashëm me atë që është vërejtur te qentë dhe disa specie të tjera.
Megjithëse studimi tregon se macet dallojnë njerëz të njohur nga të panjohurit përmes aromës, ende nuk është e qartë nëse ato mund të dallojnë individë specifikë mes personave të njohur. /Katror.info
Përgatiti:
