Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me Fjalë Tjera”, me skenar dhe regji nga Val Jashari dhe producente Valmira Hyseni, ka fituar çmimin kryesor në seksionin Med WIPS (Works in Progress) të MedFilm Festival në Romë, duke u shpërblyer me 10,000 euro.
Prodhuar nga WaveMaker Films në bashkëprodhim me Live Production, filmi ka përkrahjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit të Malit të Zi.
Aktualisht, “Me Fjalë Tjera” ndodhet në fazën e post-produksionit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026./Katror.info











