Lionel Messi u bë kampion i Francës me PSG-në pasi shënoi në barazim me Strasburgun.
Ndeshja përfundoi 1-1 dhe PSG siguroi një avantazh të paarritshëm ndaj Lens përpara raundit të fundit. Messi bëri dy arritje të jashtëzakonshme këtë mbrëmje.
Leo Messi becomes the most decorated player in history with 43 trophies — alongside Dani Alves. ✨🇦🇷 #Messi
Historical night for Leo while he wins the Ligue1 title with PSG🏆
⚽️ Players with the most trophies:
🇦🇷 Lionel Messi — 43
🇧🇷 Dani Alves — 43
🇧🇷 Maxwell — 37
LEGENDS🐐 pic.twitter.com/TloCf92tjQ— football news⚽🔥 (@_princeoffixial) May 28, 2023
Me 496 gola, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave më të forta në botë.
Ai gjithashtu fitoi trofeun e tij të 43-të në karrierën e tij, duke e barazuar me Dani Alves si futbollistin më të trofeshëm në histori, Telegrafi.
Megjithatë, Messi ka avantazhin sepse fitoi Kupën e Botës, ndërsa Alves jo.
🚨 Lionel Messi Surpasses Ronaldo
🐐 Lionel Messi now holds the record for the the most goals in the history of Europe's Top 5 Leagues;
🥇 Messi — 496 goals
🥈 Ronaldo — 495 goals pic.twitter.com/81Y8smMr3E— SportPremi (@SportPremi) May 28, 2023
Kontrata e Messit me PSG-në skadon këtë verë dhe ky me shumë gjasa do të jetë trofeu i tij i fundit me klubin francez pasi ai synon të largohet, shkruan Fabrizio Romano.
Të gjitha këto rekorde vazhdojnë të çimentojnë statusin e Leo Messit si futbollisti më i mirë ndonjëherë. /Katror.info