Kushdo që i parapëlqen smoothie-t ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetat e smoothie-ve me ekzotike, që ti me mujt me i nisë mëngjeset me plot shije.
Mos e le pa i provu 5 kombinimet tona t’smoothie-ve me mango, nëse veç je merakli/ke i/e këtij fruti. Shija e mangos me frutat e tjerë n’këto 4 receta definitivisht asht diçka t’cilën DUHESH me e provu t’paktën nji herë qoftë për mëngjes, pauzë ose pas ushtrimeve.
1. SMOOTHIE ME MANGO DHE SPINAQ
Smoothie me mango e spinaq asht alternativë e shnetshme për me e “boost” imunitetin e me i dhanë energji vehtës për me qëndru gjatë ditës, pa e mundu vehtën fort. Mjafton me e pasë 1 blender, 2 minuta kohë dhe 4 përbërës.
2. SMOOTHIE ME DARDHË DHE MANGO
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me mango sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
3. SMOOTHIE ME MANGO E ANANAS
Smoothie me mango e ananas asht krejt çka t’duhet për me ja hjekë zhigun vehtës nëse je merak n’shije ekzotike e verore. E lehtësisht, sikurse edhe smoothie-t e tjera n’këtë listë, edhe ky smoothie përgatitet lehtësisht, me pak përbërës dhe pak kohë.
4. SMOOTHIE ME MANGO DHE KARROTË
Smoothie me mango dhe karrotë asht nji prej kombinimeve ma t’lehta e ma t’mira për smoothie, sepse krejt çka t’nevojitet janë 2 minuta dhe 3 përbërës. Plus, kjo recetë asht tanësisht vegane e i përshtatet edhe atyre që kanë intolerancë ndaj laktozës dhe nuk përdorin qumësht.
5. SMOOTHIE ME KIVI DHE MANGO
Smoothie me kivi dhe mango asht nji kombinim plot shije t’cilin mundesh me e përgatitë për mëngjes, apo edhe me e marrë me vehte n’pauzë pa e mundu fort. Mjafton me e pasë 1 blender, 2 minuta kohë dhe 4 përbërës. Servo n’gotë e pije menjiherë, ose vendose smoothie-n n’shishe xhami, fute n’frigorifer e pije gjatë ditëve t’ardhshme. Mjafton me e shkundë pak shishen para se me pi smoothie-n.
E mbasi veç jemi tek smoothie-t, ne poashtu ta rekomandojmë me i provu edhe 4 super-kombinimet e smoothie-ve me ananas. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria