Boronicat janë nji prej frutave t’malit t’cilat shumëkush i ka merak dhe i pëlqen. E pos shijes t’veçantë, ato njihen edhe si super-ushqim, meqë janë t’ulëta n’kalori, e t’mbushuna me vlera ushqyese. Ato poashtu janë nji anti-oksidant natyral dhe ndihmojnë n’parandalimin e plakjes, shfaqjen e kancerit si dhe e ulë shtypjen n’gjak. Njilloj edhe mango si frut ekzotik ka benefitet e veta dhe shija sa acidike aq edhe e ambël e këtij fruti asht elementi që e karakterizon atë prej frutave t’tjerë.
A ke provu me kombinu mangon me boronica? Nëse jo, ne po i ndajmë udhëzimet e maposhtme me shpresën që ke me e provu super-smoothien me boronica dhe mango – smoothie ky që vërtetë shijon.
PËRBËRËSIT:
100 gr mango (e freskët ose e ngrirë)
1/3 avokado (e prerë)
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lang limoni
Thërmija kokosi (për dekorim – opsionale)
PËRGATITJA:
Fillimisht shto frutat dhe qumështin n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda. Shto jogurtin e miksoje deri sa t’përzihet edhe ai mirë.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, ose vendose n’shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë edhe 3 super-smoothie me boronica si dhe 5 smoothie me mango. Secila prej këtyre pijeve asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave. Shijo/ katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria