Tash që jemi rritë e po na bjen vet me përgatitë, po e kuptojmë shumë mirë sa asht problem me ardhë me ide për gatesa t’shujtave, veçanarisht ato t’vikendeve. E recetat sa ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, aq ma t’pëlqyshme për kando, e besa edhe ma t’përdorshme. Kështu, çkado që asht e thjeshtë, shpejtë, praktike dhe që nuk don fort harxh e mund – asht ma se e mirëseardhun.
Ne kësaj here t’i kemi përzgjedhë 3 receta që lehtësisht mundesh me i përgatitë për mëngjes e me ua servu fëmijëve e familjarëve, veçanarisht nëse i pëlqejnë ushqimet n’formë t’muffins. Lehtë, shpejtë, mirë dhe me pak përbërës, muffins-at mëngjesor janë kafshatat ideale për vikendet pa stres.
1. MUFFINS T’KALLAMOJT’
Për ty që ke qejf me gatu ushqime tradicionale, por preferon edhe me i ba ma praktike dhe interesante për t’tjerët, sidomos fëmijët – ne e kemi gjetë zgjidhjen perfekte që krelanën klasike t’kallamojt’ e kthyme n’muffins t’kallamojt’ t’cilën e ke gati n’4 hapa t’thjeshtë. Ngjashëm, ti poashtu mundesh me i ba muffins-at prej leçenikut me purri apo spinaq.
2. MUFFINS ME BANANE
Muffins-at janë nji prej atyne recetave që po ua morre dorën nji herë, ma nuk ndalesh s’gatumi e eksperimentumi. Prandaj edhe llogariten si nji prej gatesave favorite t’shumë prej nesh; veçanarisht fëmijëve, por edhe neve që s’e pranojmë që i kemi ba do vjet. E muffins me banane janë prej atyre gatesave që lehtësisht mundesh me e përdorë si ushqim mëngjesi, meqë përmbajnë vlera ushqyese t’mjaftushme për 1 shujtë.
3. MUFFIN-VEZË ME SPINAQ, KËRPUDHA DHE DJATHË
Muffin-vezët me spinaq, kërpudha dhe djathë janë gatesa perfekte me u përgatitë kur ke shumë njerëz me ushqy për mëngjes e nuk don me harxhu shumë kohë n’kuzhinë. Omleti / fritatta n’formë t’muffins-ave asht zgjidhja ideale, praktike por edhe joshëse si për t’mëdhenjt, ashtu edhe për t’vegjlit. E ti lehtësisht mundesh me e shfrytëzu t’njejëtën metodë, veç me e përdorë recetën për fritatta mediterane, apo fritatta me spinaq dhe tomatina.
Këso kombinime janë ideale kur servon ushqim për ma shumë persona e kur jo çdokush ka merak me e hangër t’njejëtin ushqim si t’tjerët – prandaj edhe ka mundësi me zgjedhë. E këto super-mëngjese mundesh me i shiju me nga 1 super-smoothie t’marum n’dakik – smoothie me mango dhe banane, smoothie me boronica dhe mango, apo smoothie me kivi dhe banane, janë 3 nga recetat tona t’fundit t’cilat ja vlenë me i provu.
E mbasi veç asht vikend e shumëkush çohet ma vonë, ne kemi mendu edhe për 3 pjata ideale për “Brunch” t’cilat lehtësisht mundesh me i adaptu sipas shijeve t’tua. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria