Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, të cilin e ka cilësuar si një nder të veçantë, shkruan Katror.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë janë të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë.
“Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve,” ka shkruar Presidentja Osmani.
Ky takim vjen gjatë vizitës zyrtare të Osmanit në Japoni, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./Katror.info